Kovaçevski në Këshillin për Siguri: Agjenda evropiane është qëllimi ynë strategjik, nuk do të lejojmë asgjë që ta kërcënoj atë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mori pjesë në mbledhjen e Këshillit për Siguri, i thirrur nga Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.

Në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend, në rajon dhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike, përfshirë edhe situatën në Ukrainë dhe në këtë kontekst, në javët e para të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ku janë 57 vende anëtare, përfshirë dhe Federatën Ruse.

Vëmendje e veçantë i kushtohet marëdhënieve të mira fqinjësore, për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut sinqerisht është përkushtuar, në frymën e vlerave evropiane.

Në seancën e Këshillit për Siguri, Kryeministri Kovaçevski ndau vlerësimin e tij me presidentin e vendit, Pendarovski, se nuk duhet të lejuar agjenda evropiane e cila është synim strategjik i vendit tonë, si dhe marrëdhëniet bilaterale me Republikën fqinje të Bullgarisë, të bëhet viktimë e politikave nacionaliste dhe populiste, nga asnjë anë.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski vuri në dukje perspektivat evropiane të vendit tonë si një çështje të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit dhe theksoi nevojën për sjellje të përgjegjshme nga të gjithë liderët dhe subjektet politike, në realizimin e këtij synimi shtetëror, qëllimi strategjik, gjë që është edhe pritshmëria e shumicës së qytetarëve në vendin tonë.