Është bërë pagesa për bursat e nxënësve dhe studentëve si dhe subvencionimin e racionit të studentëve

Pagesat e mjeteve në  bazë të bursave për nxënës dhe studentëpër përfituesit e rinj dhe  ata aktual janë realizuar. Nxënësit të cilët e kanë fituar këtë të drejtë në vitin shkollor  2022-2023në llogaritë e tyre kanë marrë 7 bursa mujore, ndërsa studentët6 bursa mujore.  Përfituesve aktual  u janë paguar mjetet për muajin shkurt dhe mars.

Gjithashtu është realizuar pagesa rrjedhëse në bazë të racionit të subvencionuar  të  mbi 29 mijë studentëve që kanë fituar të drejtën e tyre në një nga muajt e kaluar. Me këtë MASH-i  kompensoi të gjitha detyrimet financiare ndaj nxënësve dhe studentëve të parapara përfundimisht me muajin vijues

Njëkohësisht Ju rikujtojmë se  me iniciativë të Ministrisë, përfituesit e bursave për nxënës  dhe student të cilët e kanë përfituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore dhe kanë Marrëveshje aktive për shfrytëzimin  e bursës, nga ky vit do të përfitojnë shumë mujore më të lartë gjegjësisht identike me shumat  që i marrin bursistët  e rinj. Për të ushtruar tëdrejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, duhet tëdorëzohet  Aneks i Marrëveshjes të plotësuar dhe tënënshkruar (në tre ekzemplarë) për bursën përkatëse, ku mundta shkarkojnë në linkun në vazhdim.

Kujdesi ndaj nxënësve dhe studentëve  vazhdimisht po rritet. MASH-i dhe Qeveria po realizojnë të drejta të reja financiaredhe mundësi arsimore të cilat nuk ishin të disponueshme në tëkaluarën. Standardi i nxënësve dhe studentëve vazhdimisht  është në rritje ndërsa të rinjtë janë pjesëmarrës aktivë në krijimin e politikave që kanë të bëjnë me ata. Iniciativa për protesta dhe mungesa nga mësimet nuk është e nevojshme, sepse kjo është krejtësisht në kundërshtim me angazhimin për të plotësuar interesat e të rinjëve.