Shpallje publike nr. 06/2024 për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Filmit  të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
01.02.2024

Në bazë të nenit 15 të Ligjit të Veprimtarisë Filmike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 69/2004, 22/2007, 115/2007, 51/2011, 164/2013, 41/2014, 33/2015, 156/2015, 193/2015, 53/2016 dhe 11/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/2019), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE PUBLIKE nr. 06/2024
për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Filmit 
të Republikës së Maqedonisë së Veriut

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtorin e Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mandat prej dy vjetëve.

2.Drejtor i Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi që i plotëson këto kushte:
   1) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; 
   2) në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
   3) të ketë të paktën 240 kredite të fituara sipas SETK-së ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 në fushën e filmit ose në shkencat shoqërore ose fakultetin e drejtësisë ose të ekonomisë;
   4) të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e filmit ose të drejtësisë ose të ekonomisë;
   5) të posedojë një nga certifikatat vijuese të njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze, jo më të vjetër se pesë vjet:
    - TOEBEL  IBT së paku 74 pikë,
    - IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,                                        
    - ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2  (B2), 
    - FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
    - BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
    - APTIS  (АPTIS) - së paku nivelin B2 (B2); dhe

3. Drejtor i Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të përcaktuara në pikën 2 të shpalljes, duhet të plotësojë edhe kriteret shtesë të përcaktuara në aplikacionin e disponueshëm në lidhjen e mëposhtme:

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1_3.pdf

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1_3_0_4.docx

4. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
   1) Fletëparaqitjen sipas shpalljes
   2) Biografi të shkurtër
   3) Letër motivuese;
   4) Planin dhe programin për punën e ardhshme,
   5) Certifikatë të shtetësisë; 
   6) Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
   7) Diplomë për mbarimin e arsimit të lartë me të paktën 240 kredite të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 në fushën e filmit ose në shkencat shoqërore ose fakultetin e drejtësisë ose të ekonomisë;
   8) Dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë në fushën e filmit ose të drejtësisë ose të ekonomisë;
   9) Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze:
    - TOEBEL  IBT së paku 74 pikë,
    - IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,                                        
    - ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2  (B2), 
    - FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
    - BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
    - APTIS  (АPTIS) - së paku nivelin B2 (B2); dhe

5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Shpalljen Publike për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë formularët ekzistues të përcaktuar me ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MShIA-së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për përzgjedhje/emërim.

7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në ueb faqen e internetit) të institucionit për kandidatin që është përzgjedhur/emëruar, dhe në funksion të transparencës dhe monitorimit të përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm).

8. Koeficienti për llogaritjen e pagës: përcaktohet në pajtim me Vendimin për përcaktimin e koeficientëve për llogaritjen e pagës së funksionarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022, 213/2022, 78/2023 dhe 277/2023).

9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes publike në shtypin ditor.

10. Shpallja do të publikohet në ueb faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.