Maqedonia - Një shoqëri dhe një familje për të gjithë, të gjithë janë qytetarë të rendit të parë

 

 

 

MAQEDONIA – NJË SHOQËRI DHE NJË FAMILJE PËR TË GJITHË, TË GJITHË JANË QYTETARË TË RENDIT TË PARË

  1. Me politikën “Një shoqëri” i zvogëluam ndasitë dhe e rritëm besimin mes komuniteteve;
  2. Realizuam seancë tematike qeveritare kushtuar politikave rinore, në të cilën në propozim të organizatave rinore u formuan disa grupe punuese, edhe atë: Grupi punues për njohjen e punës rinore, grupi punues për definimin e ko-menaxhment trupit për koordinim mes organizatave rinore dhe institucioneve për dialog strukturor, grupi punues për arsim gjithëpërfshirës seksual, grupi punues për organizim demokratik në shkollat e mesme, grupi punues për organizim demokratik studentor, grupi punues për hartimin e vendeve të gjelbërta të punës dhe lidhja e tyre me papunësinë në vend, dhe grupi punues për përpilimin e programit për kujdes gjithëpërfshirës dhe mjekim për shrytëzuesit e rinj të supstancave psikoaktive.
  3. E përmirësuam klimën për bashkëpunim dhe inkuadrim të shoqërisë civile si partner në demokratizimin e shoqërisë;
  4. E sollëm Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin do të zgjërohet përdorimi i gjuhës zyrtare të cilin e flasin së paku 20% e qytetarëve, sipas Kushtetutës dhe Amendamentit V, dhe rritëm  mundësitë që qytetarët me institucionet të komunikojnë në gjuhën amtare dhe kështu më lehtë dhe me efikasitet të realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese;
  5. Ligji për përdorimin e gjuhëve plotësisht garanton edhe përdorimin e përshtatshëm të gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të tjera në përdorim zyrtar në disa njësi të qeverisjes lokale (shqipe, turke, rome, serbe, vllehe  dhe boshnjake);
  6. Ndërmorëm  një sërë masash për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Republikës së Maqedonisë dhe për mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës maqedonase;
  7. Botuam  versionin elektronik të “Drejtshkrimit të Gjuhës Maqedonase”, falas, për herë të parë në dispozicion për të gjithë;
  8. Fondi i gjuhës maqedonase do të mbështesë hapjen dhe përkrahjen e lektorëve të gjuhës maqedonase në universitetete të huaja në BE, posaçërisht në vendet themeluese të BE-së si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, Australi dhe në Federatën Ruse;
  9. Mundësuam që Seminari i gjuhëes, letërsisë dhe kulturës maqedonase të shndërrohet në Qendër Maqedonase "Makedonikum", nëpërmjet të cilit do të sigurohen bursa për një numër më të madh të të huajve që do të vijnë të mësojnë gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase;
  10. Masat për avancimin e situatës me gjuhën maqedonase parashikojnë edhe themelimin e Fondit për mbështetjen e veprimtarisë botuese për ribotim dhe botime të reja të punimeve shkencore dedikuar gjuhës maqedonase në të gjitha fushat;
  11. Masat duhet të rezultojnë me themelimin e fondit për ndarjen e bursave për studime në gjuhën maqedonase në universitetet e Republikës së Maqedonisë dhe rishikimin e planeve dhe programeve arsimore në gjuhën maqedonase në të gjitha nivelet e arsimit;
  12. Shmangëm rrezikun të humbet statusi i trashëgimisë botërore i UNESCO-së në rajonin e Ohrit;
  13. E mbrojtëm galerinë e ikonave në Muzeun e Maqedonisë;
  14. Ndërmorëm veprime për mbrojtjen dhe ruajtjen e plotë të Akuaduktit të Shkupitdhe krijimin e një ambienti më të mire me disa përmbajtje shoqëruese rekreative dhe kulturore;
  15. Me rastin e  shënimit të 109 vjetorit të Alfabetit shqiptar në Manastir u mbajtën aktivitete të ndryshme (Ceremonia e hapjes së kolonisë së artit, hapja e Tribunës shkencore dhe Gala koncert);
  16. Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi informacionin  për themelimin e Ansamblit Shtetëror Shqiptar;
  17. Plani për shpërndarjen e 958 nga 1600 punonjës administrativ të punësuar në SIMO u miratua në Qeveri;
  18. U ndërpre nevoja e raportit  konsultativ nga më së paku 3 mjekë për  realizimin e së drejtës për kompensim financiar për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër;
  19. E drejta për kompensim  financiar për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, mjetet shtesë për mobilitet (lëvizshmëri), verbëri dhe shurdhim realizohen pavarësisht shumës së të ardhurave të personit në nevojë;
  20. Kompensimi për orar të shkurtuar pune për prindërit e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara garantohet pavarësisht nga mosha e personit;
  21. E drejta për pagesë shtesë deri në 26 vjeç transferohet automatikisht në të drejtë për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër;
  22. Me ndryshimet legjislative u mundësua orari i punës me orar të shkurtuar për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara të vazhdojë edhe pas moshës 26 vjeç;
  23. Për herë të parë u miratua Programi për asistencë personale të personave me nevoja të posaçme, krejtësisht të financuara nga Buxheti;
  24. Sollëm Programin për lirimin nga participimi shëndetësor për fëmijët nga familjet shfrytëzues të asistencës sociale;
  25. Përkrahëm themelimin e Qendrës ditore për persona me Sindromën Daun;                                                              
  26. U formua ekipi i specializuar për veprimin e lëndëve emergjente nga kategoritë e rrezikuara në IP Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Qytetin e Shkupit;
  27. Zgjidhëm probleminme rreth 3000  persona të paevidentuar në Regjistrin e lindjes;
  28. Hartojmë Strategjinë nacionale për bashkëpunim me diasporën;
  29. Hapim zyra për bashkëpunim me Diasporën në komunat e Republikës së Maqedonisë. Zyra e parë hapet në Komunën Shtip;