Ndryshime të shpejta dhe rrënjësore

 

REFORMA - NDRYSHIME TË SHPEJTA DHE RRËNJËSORE PËR SHTETIN SIPAS RREGULLAVE EVROPIANE

  1. U miratua Strategji për reforma në sektorin gjyqësor për periudhën 2017-2022 me Planin e veprimit, përmes procesit të gjerë konsultativ dhe konsultimeve të rregullta me Komisionin Evropian;
  2. U formua Këshilli për monitorimin e zbatimit të strategjisë në gjyqësor për periudhën 2017-2022, me të cilin kryeson kryeministri;
  3. U sigurua mbështetja e plotë institucionale e punës së PSP-së, në pajtueshmëri me ligjet përkatëse;
  4. U formua grupi i punës për inspektim të AKMIS ( Sistemi i automatizuar i informacionit për menaxhimin me lëndët gjyqësore) ku drejtpërdrejtë veprohet sipas Raportit të Pribes;
  5. U hartua dhe miratua Ligji për amnisti, ku u veprua për tejkalimin e gjendjes në burgjet;
  6. Ligji për informatorët u hartua dhe u miratua në Kuvend;
  7. U shfuqizua  Këshilli për Verifikim e Fakteve dhe ngritja e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë disciplinore të gjykatësit, ndërkaq u rikthyen edhe kompetencat e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë;
  8. Sipas Planit 3-6-9, në periudhën e kaluar me sukses përfundoi edhe hartimi i pakos së ligjeve për miratimin e mekanizmit të jashtëm, me të cilin do të bëhet kontrolli i nëpunësve të policisë;
  9. Ligji për ndihmë juridike falas, i cili siguron një koncept krejtësisht të ri dhe qasje në drejtësi, u dorëzua në qeveri dhe procedurë parlamentare;
  10. U themelua bordi për të siguruar, monitoruar dhe vlerësuar cilësinë e aktiviteteve të ndërmjetësimit, me qëllim që të mundësohet zbatimi i plotë i Ligjit për ndërmjetësim;
  11. Përmirësuam Ligjin kundër diskriminimit për të mbrojtur të gjithë;
  12. Aprovuam orar fleksibil të punës dhe punë në dy turne  në shërbimet e institucioneve që lëshojnë dokumente personale, leje, licenca etj.;
  13. U propozuan dhe u miratuan ndryshime në Ligjin për nëpunës administrativ, me të cilat thjeshtëzohet procedura e përzgjedhjes dhe punësimit, lehtësohet avancimi më i shpejtë në karrierë si dhe zvogëlohet presionin ndaj të punësuarve;
  14. Në fillim të vitit 2018, miratuam Strategji të re për reforma në administratën publike (2018-2022), përmes një procesi të gjerë konsultativ, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit publik,  OJQ-ve, odave ekonomike dhe sindikateve;
  15. Përforcuam besimin ndaj policisë dhe imazhin e saj si mbrojtëse dhe mike e qytetarëve;
  16. Filluam me realizimin e projektit “Policia e Lagjes”;
  17. Zbatuam projektin për përmirësimin e kushteve në stacionet policore;
  18. Siguruam uniforma të reja për policinë dhe nxënësit;
  19. Zbatuam  reformën e sistemit të monitorimit të komunikimit;
  20. Përforcuam kontrollin e brendshëm dhe filluam projekt për të vendosur  mekanizëm të jashtëm të pavarur të kontrollit;
  21. Përforcuam kapacitetet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin;
  22. Filluam reformimin e DSK-së, me qëllim që Drejtoria të depolitizohet dhe të rivendos detyrën e saj thelbësore (zbulimi dhe kundërzbulimi në interes të shtetit);
  23. Përforcojmë kapacitetet për tu ballafaquar me terrorizmin dhe radikalizmin e dhunshëm.
  24. Përmirësuam kushtet e shërbimit dhe rritëm pagat e gjithë stafit të Armatës me 10%.
  25. Vendosëm ndryshime në kriteret për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake, për të shmangur politizimin dhe anshmërinë.
  26. Realizuam konkurs për pranimin e ushtarëve profesionistë për nevojat e ARM-së, me çka do të rrisim gatishmërinë luftarake dhe do të përmirësojmë kapacitetet e ARM-së.
  27. I’u bashkangjitëm Programit të NATO-s për avancimin e arsimit në mbrojtje, me qëllim të përforcimit të institucioneve tona arsimore të mbrojtjes, kryesisht Akademisë Ushtarake.
  28. Zvogëluam  shpenzimet për udhëtimet zyrtare dhe reprezentacionet për 7 milionë denarë;
  29. Krijuam  sistem për raportimin e diskriminimit gjinor dhe ngacmimit në ARM;
  30. Realizuam trajnim për të ndërtuar integritetin e udhëheqësisë më të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes;
  31. Zhvilluam  plan të ri afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes, për periudhën 2019-2028, si dhe një plan të rishikuar për pajisjen dhe modernizimin e ARM-së;
  32. Organizuam zgjedhje të ndershme lokale në të cilat qytetarët shprehën mendimin e tyre të lirë;
  33. Krijuam  ambient  mediatik demokratik duke hequr reklamat qeveritare, për të parandaluar ndikimin dhe propagandën politike  në media duke blerë hapësirën mediatike dhe  shpenzuar paratë e qytetarëve.
  34. Siguruam  shërbim demokratik të komunikimit me një qasje të vetme dhe të barabartë ndaj të gjitha mediave, pa privilegje dhe ekskluzivitete, ku gazetari është në radhë të parë dhe të gjitha pyetjet e bëra përgjigjen në kohë dhe me cilësi.
  35. Zhvilluam protokollet e komunikimeve publike dhe strategji publike të komunikimit, në vend që të shpenzojmë miliona euro në reklama qeveritare dhe propaganda;
  36. Organizuam debate të hapura për ndryshimet në ligjet mbi mediat, shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale dhe për mundësitë për mbështetjen e mediave të shkruara;
  37. Zbatojmë transparencë aktive duke botuar rregullisht agjendat ditore  dhe procesverbalet nga seancat e qeverisë;
  38. Vendosëm praktikën e publikimit dhe azhurimit të 21 dokumenteve me interes publik nga ministritë dhe institucionet e tjera, me qëllim të promovimit të zbatimit të Ligjit për qasje të lirë tek informacionet me karakter publik;
  39. Për të rritur llogaridhënien ndaj qytetarëve, ne publikojmë informacione për shpenzimet zyrtare të ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;
  40. Zbardhëm të gjitha informacionet rreth udhëtimeve zyrtare, reprezentacioneve dhe kontratave për dhënien e ndihmës shtetërore;
  41. Me ndryshimet në Ligjin për qasje të lirë në informacionin publik, ne kemi ofruar falas dhënien e informacioneve me karakter publik për të gjithë kërkuesit e informacioneve në USB ose me e-mail;
  42. Siguruam shërbime falas nga Regjistri Qendror dhe Agjencia për Kadastër të Patundshmërive për gazetarinë hulumtuese;
  43. Zgjatëm afatin për komentimin e ENER-it nga 10 në 20 ditë. Çdo qytetar ka mundësi më të madhe të marrë pjesë në krijimin e zgjidhjeve ligjore;
  44. Filluam me krijimin e një Regjistri të organizatave qytetare që do të mundësojë  qasje gjithëpërfshirëse dhe jo-selektive nga ana e institucioneve në bashkëpunim me organizatat qytetare.
  45. Zhvilluam një sërë takimesh konsultative me organizatat qytetare dhe mediatike mbi aktivitetet e ndërmarra deri tani në kuadër të Agjendës për Transparencë dhe të gjitha propozimet për promovimin e saj janë marrë parasysh gjatë marrjes së hapave të ardhshëm;
  46. U themelua  Këshilli Kombëtar IKT i cili aktualisht kryen një vlerësim të infrastrukturës së IT-së / punësimit të stafit IT në administratë (në të gjitha 1299 institucionet);