Zorica Apostollska, Ministre pa portofol e ngarkuar për Investimet e Huaja

Zorica Apostolska është ministër pa Portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e ngarkuar për Investime të Huaja.

 

Diplomoi në Fakultetin Ekonomik “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup –në drejtimi Banka dhe Financa. Në karrierën e saj profesionale, ajo ka fituar një përvojë të gjatë dhjetëvjeçare në fushën bankare dhe financa.

Në fillim të karrierës së saj profesionale, deri në vitin 1993, Apostollska punoi si drejtuese e departamentit të kontabilitetit dhe më pas si drejtore e financave dhe  shërbimeve të përbashkëta në “Fabrikën e metaleve “Tito Inxhinjering”

Në periudhën nga viti 1993 deri në vitin 2002 ajo ishte e angazhuar si këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor.

Deri në vitin 2009, ai kryen funksionin drejtoreshë e agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve të pensioneve të plotësuara dhe është themeluese e po të njëjtës.

Deri në momentin e emërimit, Apostollska punoi si drejtoreshë e Drejtorisë së bankave të pakicës në Stopanska Banka AD Shkup.

Gjatë karrierës së saj, ajo mori disa certifikata të trajnimit në fushën e sistemeve të pensioneve, duke përfshirë Institutin e Harvard-it për zhvillim ndërkombëtar dhe Institutin e Bankës Botërore.

Ajo ka vizituar shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka botuar disa punime në vend dhe jashtë.