Zoran Shapuriq, Ministër pa portofol i ngarkuar për Rregulloren e përmirësimit të klimës së investimeve për ndërmarrjet vendase

Zoran Shapuriq është ministër pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për Rregulloren e përmirësimit të klimës së investimeve për ndërmarrjet vendase.

Diplomoi në Fakultetin Juridik, mori diplomën e magjistraturës dhe doktoratën nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, duke fituar titullin Doktor i shkencave Politike-Juridike. Ka kaluar provimin e Jurisprudencës dhe provimin Noterial, është asistent profesor, ndihmës profesor dhe profesor me kohë të plotë në Universitetin “American College”në Shkup.

Botoi 40 hulumtime ndërkombëtare shkencore të indeksuara në baza të respektuara të të dhënave shkencore ndërkombëtare në fushën e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm, Bashkimin Evropian dhe vetëqeverisjen lokale, shtatë në “Webofscience”, 12 në “Thomson Reuters” dhe në baza të tjera shkencore ndërkombëtare.

Në karrierën e tij të deritanishme, Shapuriq ishte ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetar i Komisionit parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve dhe anëtar i komisioneve të tjera parlamentare, anëtar i Delegacionit parlamentar në Kuvendin e Bashkimit Evropian Perëndimor dhe NATO-s .

Ka punuar në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë si bashkëpunëtor i lartë i ekspertëve, ndihmësdrejtor i përgjithshëm “MZT komerc” dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm në NP “Parqet dhe gjelbërimi” - Shkup.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa i njeh edhe gjuhët e rajonit. Gjuhën gjermane e ka pasive.

Zoran Shapuriq lindi në vitin 1958.