Seanca e 69-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: U formua grupi punës për gjetjen e zgjidhjes së mundshme për problemin me lindanin në Sh.A OHIS; u miratua Strategji fiskale 2019-2021

Qeveria në seancën e sotme pranoi Informacionin për punësimet në shkollat fillore dhe të mesme dhe solli vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës të kërkojë pajtueshmëri nga Ministria e Financave për punësimin e personave me orar të papërcaktuar të punës, për vende pune për të cilat mund të realizohet orari i plotë i punës.

Lidhur me zgjidhjen e problemit të lindanit në SH.A Ohis- Shkup, Qeveria në seancë formoi grupin e punës të përbërë nga: d-r Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Sadulla Duraku, ministër i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe d-r Adnan Qahil, ministër pa resor. Ky grup pune në afat prej 3 muaj duhet ta informojë Qeverinë për zgjidhjet e mundshme të këtij problemi shumëvjeçarë.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për instrumentin për mbështetje- grante të koofinancuara për vendosje, funksionim dhe investime të akceleratorëve afarist- teknologjik, që u miratuan në seancë, do të ndahet mbështetje financiare për vendosjen (opsionale) dhe funksionimin e akceleratorëve, implementimin e programit para- financiar dhe investimeve. Përmes këtij Instrumenti, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik siguron mbështetje financiare deri në 75% nga buxheti i përgjithshëm i projektit, për vlerën maksimale prej 500 mijë euro për shpenzime operative. Shërbimet që do t’i sigurojmë akceleratorët do të destinohen për ndërmarrjet e sapoformuara start- ap dhe do të dedikohen për: hapësira të zyrave, mbështetje administrative, trajnim, këshillim dhe/ose mentorim, qasje deri tek resurset për mbështetje të biznesit si dhe investime financiare.

Ndërsa me ndryshimet e Rregullores për instrumentin për mbështetje- grante të koofinancuara për ekstension teknologjik, parashikohet mbështetje për miratimin dhe aftësimin e teknologjive inovative dhe të avancuara dhe përmirësimin e proceseve afariste në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë. Edhe për këtë instrument, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, siguron financim prej 50% nga buxheti i përgjithshëm i projektit, në vlerë maksimale prej 500 mijë euro.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin lidhur me statusin e realizimit të Marrëveshjeve për koncesion për ujë për ndërtimin e centraleve të vogla hidroelektrike, të lidhura me Ministrinë e ekonomisë. Më pas, Qeveria miratoi vazhdimin e afateve për fillimin me punë komerciale të disa lokacioneve. Në emër të Qeverisë, ministri i ekonomisë do të nënshkruaj Aneks të marrëveshjeve për koncesion me të cilat miratohet vazhdimi i afatit për fillimin me punë komerciale.

Në mënyrë plotësuese, Ministria e ekonomisë obligohet në bashkëpunim me Ministrinë e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor të përgatit Informacion me Planin e veprimit për ndihmë të investitorëve në pjesën ku kanë vështirësi me popullatën vendore dhe në afat prej 30 ditëve ta dorëzojnë pranë Qeverisë.

Ministrat në seancën e sotme shqyrtuan dhe miratuan Informacionin për nevojën për zbatimin e furnizimit publik shumëvjeçar për përzgjedhjen e shtëpisë së pavarur të revizionit, për nevojat e Projektit për përmirësimin e hekurudhës në Korridorin 10 i financuar me huamarrje  nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim. Procedurën për lidhjen e marrëveshjes shumëvjeçare duhet ta zbatojë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, e cila njëkohësisht duhet t’i sigurojë mjetet e nevojshme për pagesën e obligimeve të marra, në suazat e kufijve të konfirmuara maksimale të shpenzimet për vitin 2019 dhe 2020.

Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, sot Qeveria miratoi Programin për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për ndarjen e mbështetjes financiare për nxitje dhe zhvillim të trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë të transportuesve vendor dhe të huaj për periudhën 2018-2021, si dhe vendimin për mënyrën, kriteret më të afërta për ndarjen e mbështetjes financiare të transportuesve ajror vendor dhe të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzohet nga shfrytëzuesit e mbështetjes financiare.

Në seancën e sotme, Qeverisë mori vendim për dhënien e pëlqimit për ridestinim të vazhdueshëm të tokës bujqësorë në ndërtimore për përpunimin e Projektit për infrastrukturë për ndërtimin e gypsjellësit kryesor furnizues në rajonin e Pollogut që do të mbulojë më shumë komuna.

Ministrat me propozim të Ministrisë së Financave pranuan Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë 2019-2021. Strategjia fiskale afatmesme paraqet dokument kyç për vërtetimin e qëllimeve fiskale afatmesme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe lidhjen e tyre me prioritetet strategjike të Qeverisë, si dhe vegël për ndjekjen e dinamikës së të ardhurave dhe shpenzimeve lidhur me qëllimet fiskale.

Gjithashtu, ministrat pranuan edhe tekstin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Punësimit të Republikës së Maltës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për pranimin e dyanshëm të niveleve të larta arsimore, diplomave dhe certifikatave.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi programi për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare në vend të plotësohet me 5 milionë euro nga buxheti i Ministrisë.

Ministrat shqyrtuan dhe miratuan Informacionin lidhur me formimin e grupit të punës që do të përgatit dokumentacion tenderi për zbatimin e procedurës së tenderit për përzgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike dhe furnizues në rast të fundit me energji elektrike. Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar me çështje ekonomike obligohet në afat prej 7 ditëve të formojë grupin  e punës të  përbërë nga përfaqësues të Kabinetit të zëvendës kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Komisionit Rregullator i Energjetikës. Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet të dorëzojnë propozim për anëtarë dhe zëvendësanëtarë në grupin e punës në kabinetit të zëvendës kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje ekonomike.  Më pas ky grup i punës, në bashkëpunim me Sekretariatin e komunitetit energjetik, në afat prej 60 ditësh duhet të përgatit dokumentacionin e tenderit për zbatimin e procedurës së tenderit përmes thirrjes publike sipas dispozitave, me të cilat rregullohet furnizimi i shërbimit publik për përzgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike dhe furnizues në rast të fundit me energji elektrike dhe ta dorëzojë në Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me raportet vjetore për punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017 dhe për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale për vitin e njëjtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme, vendosi që Kuvendit t’i jep mendime negative.