Кryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Кryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 

Zoran Zaev

Posta elektronike: info@vlada.gov.mk
Faqja Facebook: www.facebook.com/zaevzoran
Profili në Twitter: www.twitter.com/Zoran_Zaev
Profili në Instagram: www.instagram.com/zoranzaev

 

Кryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka lindur më 8 shtator të vitit 1974 në Strumicë.

Është rritur në një familje tradicionle, bujqësoredhe modeste.Që në rininë e hershme , ai bashkë me vëllaun e tij u kyçën në afarizmin  bujqësor-familjar ,që e kishin si të vetmin burim të të ardhurave.  

Zaevi dhe vëllau i tij kanë qenë të edukuar që tëjenënjërëz me vlerë,të cilët asnjëherë nuk i prolongonin detyrimet dhe ishin të vetëdijshëm  se ekziston zgjidhje për çdo problem.

Mëpas, ai u njoftua me bashkëshorten Zorica Zaeva  me të cilën kanë dy fëmijë, Aleksandra dhe Dushko.

Zoran Zaev, ishte nxënës i shkollës së mesme në vitin 1981, kur Maqedonia e fitoi pavarësinë.

Ka dëshmuar afinitete për matematikë dhe ka qenë i rrethuar me pjesëtarë të familjes të cilët kanë qenë biznesmenë aktiv dhe me prosperitet, të respektuar në sferën socio-politike dhe ekonomike në shoqërinë maqedonase. 

Në vitin 1987, Zaevi diplomoi në Fakultetin e Ekonomisë, pranë Universitetittë Shkupit “Shën Kiril dhe Metodij” ku i vazhdoi studimet postdiplomike në drejtimin, Ekonomia monetare dhe Financat.

I frymëzuar nga suksesi afarist i dajës së tij, menjëherë filloi të punojë në Shoqatën tregtaro- familjare “Trgoprodukt” i cili për pesë vjet korri sukses dhe arriti pozitë menaxhuese. Përveç kësaj ai ishte anëtar i disa bordeve te kompanive, bankave dhe ndërmarrjeve publike. 

Zoran Zaevështë antarë i LSDM-së që nga viti 1996, ndërsa gjatë periudhës 2003-2005 ai ka qenë deputet aktiv në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  

Më vitin 2006 u zgjodh Kryetarë i Komitetit Qendror të LSDM-së,ndërsa në vitin 2008 mori postin u.d, Kryetarë i partisë. Që nga viti 2013, Zoran Zaev është lider i LSDM-së 

Nën udhëheqjen e tij, qyteti zhvilloi rritje dhe u bë qytet me vlerësim kreditor më të mirë ne vend.

Në vitin 2005, Zaev u zgjodh kryetar i Komunës së Qytetit të Strumicës, si kryetari më i ri komunal  në vend.  Nën udhëheqejn e tij qyteti bëri rritje ekonomike dhe u bë qyteti me vlerësim më të mirë të kredisë.

Zoran Zaev , si kryetar komune në ketë qytet ,gjatë periudhës së mandatit të tijfitoi disa mirënjohje dhe çmime. Në dy raste, në vitet 2008 dhe 2009, qyteti e fitoi çmimin më të lartë nacional në sferën e ambientit jetësor, ndërsa Zaevi  fitoi çmimin e praktikave më të mira të Këshillit Evropian për partneritetin e parë publiko-privat në vend i zbatuar në ndërtimin e objektit Global në Strumicë. 

Pas fitimit të zgjedhjeve lokale në vitin 2013, ai filloi mandatin e tij të tretë radhazi si kryetar i komunës, dhe këtë funksion e ushtroi deri në dhjetor 2016.

Ai ishte kryebashkiaku i vetëm i cili i dha publicitetin dhe transparencën më të madhe në punën e tij përmes paraqitjeve të rregullta mujore në televizionin lokal, ku përfaqësonte punën e komunës dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të qytetarëve.

Krahas suksesit efikas për zhvillim të qytetit, Zoran Zaev u bë një ndër politikanët më të popullarizuar në Maqedoni, për arsye të qasjes dhe transparencës së tij. Ai ishte i vetmi kryetar komunei cili dha publicitetin dhe transparencën më të madhe në punën e tij përmes paraqitjeve të rregullta mujore në televizionin lokal, ku përfaqësonte punën e komunës dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të qytetarëve.

Si lider i politikës  opozitare në vend, Zoran Zaev u bë sinonim për guxim dhe udhëheqës i luftës për drejtësi, liri dhe demokraci.

Në shkurt të vitit 2015, Zaev filloi projektin ”E vërteta për Maqedoninë” duke publikuarmaterialin еpërgjimit,nëpërmjet të cilitu zbuluan aktivitetet e krimit të qeverisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski. Rezistenca ndaj qeverisë autokrate vazhdoi nëpërmjet rolitsi lider i LSDM-së nëkampin“Liria”që uorganizua nga lëvizja e protestuesve“Qytetarët e Maqedonisë”, koalicionjoformal i partive politike dheorganizatave civile ku në mënyrë unike u organizuan për të kthyer demokracinë në shoqëri dhe për rivitalizimin e institucioneve publike në shërbim të qytetarëve. 

Më 17 maj 2015, kjo lëvizje organizoi protestën  më të madhe qytetarejopartiake dhe qytetare në Shkup, me më shumë se 100,000 qytetarë përpara ndërtesës së qeverisë. 

Paralajmërimi për abolim nga Presidenti Ivanov për zyrtarët e atëhershëm qeveritarë, i bashkoi qytetarët në një protestë masive të quajtur “ Revolucioni Laraman”, që filloi në prill të 2016 dhe zgjati 100 ditë. 

Zoran Zaev, e përpiloi dhe promovoi konceptin”Një shoqëri për të gjithë” si mozaik i një bashkëjetese të përbashkët të kulturave të ndryshme dhe minoriteteve në vend, duke lajmëruar për zhvillimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, si vend jetese për të gjithë qytetarët, pavarësisht ngapërkatësia e tyre etnike, politike dhecilindo lloj përcaktimi. Ky koncept unifikues  ishte fuqia lëvizëse e suksesit të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare të 2016, me fitore të bindshme në zgjedhjet lokale 2017  dhe fitorja e Stevo Penderovski  në zgjedhjet presidenciale të 2019. 

Me “Marrëveshjen e Përzhinos” dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2016,  në periudhën e vështirë të volumit politik,duke përfshirë edhe incidentin e dhunshëm në Kuvendmë 27 prill, në 31 maj të vitit 2017, Zoran Zaev u zgjodh kryeministër i Republikës së Maqedonisë dhe  fitoi mandatin nga qytetarët për të udhëhequr Qeverinë e re të drejtuar nga reformat.  

Në fundtë vitit të dytë të mandatit të Qeverisë të udhëhequr nga Zoran Zaev,  Komisioni Evropian, publikoi historikisht raportin më pozitiv të, ku u vlerësuan reformat thelbësore të zbatuara në vendpërmes dialogut politik dhe bashkëpunimit me të gjitha partitë parlamentare dhe sidomos me opozitën. 
Kryeministri Zaev, që në fillim të mandatit të tij, vendin e orientoi kah integrimet  euro-atlantike me fokus të politikës së mirë ndërfqinjësore dhe kthimin e mirëbesimit të partnerëve tanë strategjik, BE dhe SHBA. 

Si rezultat i këtyre aktiviteteve intensive, që nga gushti 2017 u nënshkrua Marrëveshja për partneritet strategjik, miqësor dhe mirëfqinjësi  me Republikën e Bullgarisë, kurse në qershor të vitit 2018  në Prespë u nënshkrua Marrëveshja historike me Republikën e Greqisë, për zgjidhjen e çështjes për emrin e vendit tonë dhe për krijimin ebashkëpunimit miqësor. 

Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës,vendi ynë e njohu emirin Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq Greqia u pajtua që qytetarët e vendit tonë, me të drejtë të quhen maqedonastë cilët e flasin gjuhën maqedonase. 

Në qershor të vitit 2018, në selinë e NATO-s në Bruksel, kryeministrit Zaevi u dha ftesa për anëtarësim në NATO, përkatësisht për inicimin e procesit të pranimit  për ratifikim tëprotokollit për anëtarësim në Aleancën, që filloi menjëherë pas pranimit të ndryshimeve kushtetuese me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.    

Gjatë periudhës të qeverisjes të mandatit me Zaevin, në qershor të vitit 2019,shtetiarriti shkallën më të ulët historike të papunësisë prej 17.8% dhe njëkohësisht arriti edhe shkallë më të lartë vjetore të investimeve të huaja, në shumë prej 624.5 milion euro për vitin 2018. 

Gjatë mandatit të tij dyvjeçar, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si në vend ashtu edhe jashtë venditbëri takime me liderët më të mëdhenj dhe më me ndikim  botëror, ndërsa për sukseset e tij të planit politik bashkë me kryeministrin Aleksis Cipras, i morën mirënjohjet më të larta siç janë çmimet:“Evan Fon Klajs” që u ndau Konferenca e Mynihut për siguri dhe çmimin “Emerging Europe” për përvoja më të mira, për promovim të bashkëpunimit unik, inkluzion, ndryshim dhe mendim pozitiv,

Kryeministri Zeav, bashkë me homologun e tij Cipras, në vitin 2019, morën nominim për çmimin Nobël për Paqe.