Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes

Radmila Shekerinska mban funksionin e zëvendëskryeministres të  dhe ministre e Mbrojtjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Posta elektronike: kabinetMO@morm.gov.mk
Faqja në Facebook: www.facebook.com/sekerinska
Profili në Twitter: www.twitter.com/Sekerinska
Profili në Instagram: www.instagram.com/radmila.sekerinska

 

U lind më 10 qershor të vitit 1972 në Shkup.

Ka diplomë pasuniversitare në shkollën prestigjioze për Diplomaci dhe Drejtësi në “Fleçer” në ShBA në vitin 2007 dhe iu është dhënë titulli Magjistër në Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e “Shën Kirilit dhe Metodit” në Shkup në vitin 1995. Në fillim të karrierës së punës së saj nga viti 1997 – 2002 ka punuar si asistente në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Në 31 maj të vitit 2017 ajo u zgjodh ministre e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë. Në sesionin e parë të Qeverisë, më 5 qershor ajo u zgjodh zëvendëskryeministre në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Përfaqësuese e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në legjislaturë brenda katër mandateve. Shefe e Këshillit Ndërkombëtar për Integrime Evropiane.

Më 2009 dhe 2012 ajo u emërua  shefe e misioneve vëzhguese të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet presidenciale dhe parlamen2tare në Kirgistan dhe Armeni.

Në vitin 2008  u emërua si një nga zëvendëskryeministret e Internacionales Socialiste (SI), post të cilin ajo e mbajti deri në vitin 2011. Ajo është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste Evropiane (PES) , e cila i bashkon partitë socialdemokrate, socialiste dhe të punës në Evropë.

Nga viti 2002 deri në 2006, kishte postin e zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjëse për integrimin evropian dhe koordinatore për ndihmë të jashtme. Në këtë periudhë ajo përgatiti kandidaturën e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e udhëhoqi procesin e përgatitjeve të brendshme për sigurimin e statusit të kandidatit. Gjatë asaj kohe, Republika e Maqedonisë mori statusin si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më 5 nëntor të vitit 2006 u zgjedh kryetare e Lidhjes Socialdemokrate të Republikës së Maqedonisë deri në vitin 2008. Me këtë, ajo bëhet e vetmja femër udhëheqëse e një prej partive kryesore politike në Maqedoni.

Shekerinska është fituese e çmimit “Lider i ri global”, i cili jepet nga Forumi Botëror Ekonomik. Çmimi iu dha për angazhimin dhe përkushtimin e saj në fushën e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

Është anëtare e grupit të Liderëve të Rinj të Munihut, brenda konferencës së sigurisë në Munih (Munich Security  Conference). Ishte anëtare e Forumit Strategjik Evropian, Bordit Këshillues të projektit (Schengen White List ) të Listës së Bardhë Shengen dhe e Këshillit të Institutit për Diplomaci Kulturore (Institute for Cultural Diplomacy.)