Aksel Ahmedovski, Ministër pa portofol përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Kushteve të Romëve në Republikën e Maqedonisë

Posta elektronike: /

Website:

www.mbr-ds.gov.mk

Aksel Ahmedovski është Ministër pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Kushteve të Romëve në Republikën e Maqedonisë.

Aksel Ahmedovski mban postin e  ministrit  pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Kushteve të Romëve në Republikën e Maqedonisë.

Diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Përvojën e tij të punës e bëri në Gjykatën Themelore në vendlindjen e tij, në Dellçevë, ndërsa përvojën e tij profesionale e plotësoi si punonjës në “CIP” DOOEL - Shkup dhe në “Palteks” DOOEL -Dellçevë, ku punoi si jurist.

Ahmedovski është themelues dhe kryetar i Bordit të drejtorëve dhe Këshilltar juridik i Organizatës joqeveritare “KHAM”të Dellçevës, gjithashtu është edhe agjent i licencuar për regjistrimin e personave juridik dhe jurist i licencuar për ofrimin e ndihmës juridike falas, përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë.

Aksel Ahmedovski është hartuesi  dhe parashtrues i iniciativës kushtetuese për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit për dokumentet e udhëtimit në vitin 2014, si dhe hartues dhe parashtrues i procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së ligjit për përcaktimin e gjendjes së të ardhurave, pronës dhe të drejtave pronësore të familjes, përcaktimin e mbajtësit të së drejtës për të ushtruar ndihmë financiare sociale.

Në mënyrë aktive ka marrë pjesë në realizimin e projektit “Ndihma juridike dhe socializmi”i Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë, si dhe në projektin “Ndihmë juridike falas për persona me të ardhura të ulëta dhe pamundësi të shumta” në kuadër të Qendrës Civile të Informacionit të Dellçevës.

Në periudhën nga viti 2008-2009 është anëtar i Trupit koordinues për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa prej vitit 2009-2012 është anëtar i Koalicionit për Gjykim të Drejtë.