Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

Kreshnik Bekteshi, kreu magjistraturën në fushën e Menaxhimit dhe strategjisë dhe mban funksionin e ministrit të Ekonomisë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Posta elektronike: cabinet@economy.gov.mk
Faqja në Facebook: www.facebook.com/MinisterKreshnikBekteshi/

Në vitin 2008, diplomoi në Kolegjin e Menaxhimit për Zhvillimin e Shkencave të Aplikuara dhe Teknologjisë (Menaxhim dhe Administrim Biznesi) në Institutin për teknologji në Roçester, ndërsa në vitin 2009 titullin e magjistraturës për Menaxhim dhe Strategji (Logjistika dhe Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit) në Universitetin Shefild.

Bekteshi, si student, ka marrë pjesë në ekipet e projekteve brenda universitetit, të cilat janë përdorur si projekte konsultimi për shumë institucione dhe organizata.

Nga viti 2011 deri në vitin 2016 punon si shef i Zyrës Ndërkombëtare të Agjencisë për Investime të Huaja të Drejtpërdrejta dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë në Bruksel (Belgjikë) për të promovuar klimën e biznesit të Maqedonisë dhe për të tërhequr investime të huaja të drejtpërdrejta nga Belgjika.

Në pozicionin e punës ai gjithashtu merr pjesë në ndihmën e kompanive nga Belgjika dhe Maqedonia në realizimin e një biznesi të përbashkët, si dhe në hulumtimin e tregut të Belgjikës, si dhe organizimin e takimeve B2B dhe B2G, forumeve të biznesit, e seminareve.

Nga 1 korriku 2016 deri më 31 dhjetor të të njëjtit vit, si udhëheqës i Zyrës Ndërkombëtare të Agjencisë për Investime të Huaja të Drejtpërdrejta dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë, ai punon si promotor i biznesit të Republikës së Maqedonisë në Bern, Zvicër dhe është përgjegjës për bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Zvicrës.