Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Ekonomizimit të Ujërave
Lupço Nikollovski mban postin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Ekonomizimit të Ujërave i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Posta elektronike: | info@mzsv.gov.mk |
Faqja në Facebook: | www.facebook.com/ljupcho.nikolovski.3 |
Profili në Twitter: | www.twitter.com/LjupchoNikolov4 |
Profili në Instagram: | www.instagram.com/ljupchonikolovski |
Ai diplomoi në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe e ka dhënë provimin e jurisprudencës.
Gjatë zhvillimit të tij profesional dhe politik, Nikolovski mori diplomë në Menaxhimin Politik në Universitetin e Ri Bullgar, në kuadër të programit bullgar për Shkenca Politikë dhe Këshillit të Evropës.
Nikollovski ka një certifikatë si përfaqësues i autorizuar për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale para ESHPI-it 2012.
Ministri Nikollovski është magjistër i programit për studime të magjistraturës për të Drejtën Administrative dhe Administratën Publike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.
Në karrierën e tij politike, në shkurt të vitit 2014, ai u emërua zëvendësministër plotësues i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
Në vitin 2013 ai është kreu i Kabinetit të Presidentit të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë.
Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2011, ai punon si avokat. Fusha e specializimit: burimet njerëzore dhe ligji i biznesit.
Në karrierën e tij ishte sekretar i Institutit të Drejtorëve në Maqedoni. Nga viti 2007 deri në 2008, ai ishte praktikant i jurisë dhe këshilltar ligjor pranë Zyrës Ligjore “Markovska dhe Andrevski”.
Lupço Nikollovski është anëtar i disa shoqatave si: Shoqata e Avokatëve të Republikës së Maqedonisë, Shoqata Maqedonase e Avokatëve të Rinj dhe Oda e Avokatëve të Republikës së Maqedonisë.