Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Milla Carovska mban postin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

 

Posta elektronike: mtsp@mtsp.gov.mk
Faqja në Facebook: www.facebook.com/carovska.mila
Profili në Twitter: www.twitter.com/mila_carovska
Profili në Instagram: www.instagram.com/mila.carovska

 

Diplomua në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Instituti për Punë dhe Politikë Sociale.

Në karrierën e saj profesionale, ajo ka fituar shumë vite përvojë pune në fushën e Punës Sociale, duke përfshirë si ndihmëse në punëtoritë e dramës me fëmijët e realizuar në institucione, duke ndihmuar në punëtoritë edukative, operatore SOS dhe mbikëqyrëse për konsultime për përdoruesit e drogës dhe familjet e tyre, si dhe bashkëpunëtore e institucioneve të trajtimit të drogës, punonjëse sociale në terren, këshilltare për para/pas testit për HIV/AIDS dhe një hulumtues në terren.

Milla Carovska ishte këshilltare e posaçme në kabinetin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski.

Si një profesioniste e dëshmuar në fushën e saj të veprimtarisë, Carovska karrierën e saj profesionale dhe të edukimin gjatë viteve i ka ndërtuar në pozicione dhe përvoja të shumta të punës që përfshijnë komunikim të drejtpërdrejtë me kategoritë sociale të rrezikuara dhe të kërcënuara të qytetarëve. Pjesëmarrja e saj si menaxhere në dhjetëra projekte në sferën e politikës sociale përfshin kategori të ndryshme qytetarësh, siç janë romët, të rinjtë, e të varurit, si dhe përfshinë tema si dhuna në familje, të drejtat seksuale, edukimi i grupeve të rrezikuara etj.

Për shkak të përvojës së pasur të punës, Carovska është e angazhuar në dymbëdhjetë organizata vendore dhe ndërkombëtare si një eksperte në fushën e saj.

Për shkak të përkushtimit të saj ndaj Punës Sociale, Carovska ka marrë më shumë se 24 certifikata nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dëshmi për përkushtimin dhe angazhimin e saj ndaj çështjeve nga sferave sociale.

Lindi në vitin 1984.