Sadulla Duraki, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Sadulla Duraki mban postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Официјален е-маил: | s.duraki@moepp.gov.mk |
Diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Inxhinierisë Teknike në Katedrën e Inxhinierisë Mekanike dhe mori titullin - Inxhinier Mekanik.
Në vitin 2000 punoi në Administratën Doganore të Maqedonisë. Në vitin 2002 ishte zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Doganave të RM-së.
Në vitin 2004 ishte Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë.
Në vitin 2006 është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në vitin 2008 ka qenë drejtor i agjencisë për zhvillim dhe investime, ndërsa në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2013 është kryetar i Komunës së Likovës.
Ministri Duraki flet gjuhën gjermane.