
RRITJE EKONOMIKE, PAGA MË TË LARTA DHE MË SHUMË PARA PËR JETË MË TË MIRË PËR TË GJITHË!
- Rritëm pagën minimale në 12 mijë denarë, ku 90 mijë qytetarë tanë morën paga më të larta;
- Paga mesatare mujore neto e arkëtuar për një të punësuar, në mars të këtij viti është 5,6 përqind më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj vjet, ndërkaq paga mesatare e arkëtuar bruto, është më e lartë për 5,3 përqind në krahasim me marsin e vitit 2017;
- Arritëm rritje të pagës mesatare në prodhimtarinë e veshjeve për 16%, kurse në industrinë e tekstilit për 24% dhe iniciuam rritje shtesë të pagave;
- Me masat e Planit për rritjen ekonomike stimulojmë dhe ndihmojmë kompanitë të arkëtojnë paga më të larta dhe të punësojnë staf me kualifikim të lartë;
- Në Buxhetin për vitin 2018 siguruam mjete për paga më të larta të Armatës (për 10%), shëndetësisë, arsimit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve (për 5%, duke filluar nga shtatori 2018);
- Ecim sigurt drejt realizimit të premtimeve për pagën mesatare me vlerë prej 30 mijë denarësh;
- Me shfuqizimin e taksës radiodifuzive siguruam kursime për qytetarët me vlerë prej 12,4 milion euro;
- Rikthyem tarifën e lirë për rrymën për të gjithë. Faturat e energjisë elektrike janë më të ulëta.
- Arritëm rritje ekonomike pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2017, edhe përkundër rritjes negative të trashëguar nga viti 2017;
- Siguruam përkrahje për investimet “grinfilld” vendore me mjete në vlerë prej 900 milion denarë;
- Për masat për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, siguruam 645 milion denarë ose 10,5 milion euro;
- Rritëm mjetet e destinuara për novacione dhe zhvillim teknologjik nga 20,5 në 34,2 milion denarë, përkatësisht 150%;
- Vendosëm kushte të njëjta për investime si për investitorët vendas ashtu edhe të huaj, që do të vlejnë njëjtë edhe për Zonat e Zhvillimit Industrial edhe jashtë tyre;
- Në buxhetin për vitin 2018 përcaktuam 50 milionë euro për programin për zhvillim ekonomik të vendit ose 46% më shumë mjete se vitin e kaluar;
- Siguruam stimulim, mundësi, kushte dhe kritere transparente për përkrahjen e investitorëve;
- Sigurojmë përkrahje për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet kompanive të vendit dhe atyre të huaja;
- Japim përkrahje për vendosjen e qendrave për hulumtim dhe zhvillim;
- Krijojmë masa me të cilat shteti financiarisht iu ndihmon kompanive të hapin vende të reja të punës të paguara më mirë;
- Për masat aktive të punësimit përcaktuam edhe një miliardë denarë tjera;
- Për herë të parë zvogëluam borxhin publik (si % nga Prodhimi i Brendshëm Bruto - PBB) nga 48,5% nga PBB në vitin 2016 në 46,7% nga PBB-ja në 2017;
- Me sukses lëshuam eurobligacionin, historikisht me normën më të ulët të interesit prej 2,75%, me normë interesi dyfish më të ulët në krahasim nga pesë obligacionet e mëparshme;
- Agjencia kreditore “Fitch Raitings” përmirësoi imazhin e Maqedonisë nga negativ në ( njëkohësisht duke konfirmuar rejtingun kreditor);
- Hapëm trezorin për publikun - qytetarët nga kompjuterët e tyre të shohin se si harxhohet çdo denar;
- Shkurtuam harxhimet diskrete të bartësve të pushtetit;
- Siguruam kthimin e TVSh-së rregullisht dhe pa selektime;
- Në tremujorin e fundit të vitit 2017 punësimi u rrit për 1,9% (në nivel vjetor), kurse papunësia u ul në 21,9% ( nga 22,1% në tremujorin e tretë të vitit 2017);
- Në vitin 2017 numri i të punësuarve u rrit për 17 mijë persona në raport me vitin 2016;
- Në fund të vitit 2017 arritëm shkallën më të lartë të realizimit të investimeve kapitale (83,6 përqind nga e projektuara);
- Për investimet kapitale ndamë 1,43 miliardë denarë më shumë nga vlera e përcaktuar me rebalancin në vitin 2017, kurse një pjesë serioze e këtyre mjeteve është për avancimin e infrastrukturës;
- Sollëm Ligjin e ri për furnizimet publike dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimeve, për përforcimin e transparencës dhe kontrollit të procedurave dhe për lehtësimin e procedurave;
- Bëmë 12 ndryshime të rëndësishme për përmirësimin e transparencës buxhetore në Ministrinë e Financave;
- Publikuam Buxhetin qytetar për Buxhetin e vitit 2018, me qëllim që qytetarët të kenë pasqyrë të qartë për harxhimin e financave publike;
- Ulëm dukshëm, për rreth 90% buxhetin për aktivitetet promovuese dhe “Road Show”;
- Siguruam 16 investime të huaja me gjithsej 200 milionë euro për një vit, te të cilat janë paraparë 2750 punësime;
- Realizuam takime me më shumë se 200 kompani në të cilët prezantuam mundësitë për investimin në Maqedoni;
- Zgjidhëm problemet me ndërtimin dhe e lëshuam në përdorim autostradën Demir Kapi- Smokvicë;
- Zgjidhëm problemet me ndërtimin e autostradës Miladinovcë- Shtip, e cili pritet të përfundojë me punimet deri në shtator të vitit 2018;
- Zgjidhëm të gjitha problemet e trashëguara rreth ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, për të cilën është dhënë afat plotësues deri në qershor të vitit 2021;
- Filloi faza e dytë e realizimit të rrugës ekspres Gradsko-Prilep;
- Filluam ndërtimin e rrugës ekspres Shtip-Koçan;
- Siguruam 86 milion euro për ndërtimin e 26 akseve rrugore me huamarrje nga BERZh;
- Siguruam 14 milion euro për rikonstruksionin e 12 akseve rrugore me huamarrje nga Banka Botërore;
- Siguruam mjete nga NPRrSh për rikonstruksionin e 13 akseve rrugore;
- Siguruam 42 milionë euro nga IPA për ndërtimin e rrugës ekspres Gradsko-Prilep, aksin rrugor Gradsko-Drenovë;
- Nga WBIF siguruam 1,2 milion euro për hartimin e projektit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllace;
- Lidhëm marrëveshje për ndërtimin e rrugës ekspres Shtip Radovish dhe rrugës ekspres Kriva Pallankë-Rankovce;
- Modernizuam stacionin e pagesës Romanovcë dhe e përshpejtuam modernizimin e pikëpagesave rrugore të Korridorit 10;
- Intensifikuam ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, aksit rrugor Kumanovë-Belakovce;
- Siguruam 70 milionë euro grant nga BE-ja për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, aksi rrugor Belakovce – Kriva Pallankë;
- Nga BE-ja siguruam 60 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, aksin rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair;
- Kompletuam dokumentacionin projektues për ndërtimin e hekurudhës drejt Shqipërisë, aksi rrugor Kërçovë-Lin, kufiri me Shqipërinë;
- Nënshkruam marrëveshje me kontraktuesin për ndërtimin e hekurudhës drejt Greqisë, Manastir-Kremenicë;
- Lëshuam në përdorim dhe bëmë rikonstruksionin e 10 stacioneve hekurudhore të Korridorit 10;
- Rritëm koeficientin e pagave për personelin mekanik të HM “Transport” që rezultoi me rritjen e pagave;
- Filluam 8 projekte për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit me huamarrje nga Banka Evropiane e Investimeve me vlerë prej 2,5 milionë euro;
- Siguruam grant prej 5 milionë euro nga Banka KFV për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në Gjevgjeli dhe Kavadar;
- Siguruam 4 milionë euro grant nga SEKO (Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim Ekonomik) për përfundimin e ujësjellësit në Gostivar;
- Siguruam mjete buxhetore për infrastrukturën komunale;
- Filluam 20 projekte për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit me vlerë prej 8,5 milionë euro, me huamarrje nga BEI;
- Përfundim i ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit në Gostivar me grant nga SEKO me vlerë prej 4 milion eurosh;
- Përfundim i ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit në Kavadar, Radovish dhe Gjevgjeli me vlerë prej 8 milion euro (5 milionë grant dhe 3 milion euro huamarrje);
- Përfundimi i ndërtimit të kanalizimit fekal për vendbanimin Sopishte dhe lokalitetin “Sonçev grad”;
- Përfundim i ndërtimit të sistemit të ujësjellësit - Patishka Reka, Komuna Sopishte me vlerë prej 2,3 milionë euro;
- Përfundojmë dy ndërtesa me apartamente për personat me rrezik social, njërën në Koçan me 39 apartamente dhe në Makedonski Brod me 10 apartamente;
- Vazhdojmë me projektin për ndërtimin e ndërtesave me apartamente për personat me rrezik social edhe në Pehçevë, Shën Nikollë, Vinicë, Probishtip dhe Shkup, përfunduam ndërtesat në Gostivar dhe Strumicë;
- Siguruam përkrahje financiare për kompanitë me buxhet të ulët për vendosjen e destinacioneve të reja (Nga Shkupi drejt Maltës, Romës, Varshavës dhe Vekshe-Suedi);
- U aprovua linja ajrore Shkup Doha dhe Ohër -Stamboll;
- Shpallëm thirrje për përkrahje financiare për kompanitë ajrore me buxhet të ulët për vendosjen e destinacioneve të reja për qytetarët e Maqedonisë;
- Sollëm ndryshime të Ligjit për procedurën me objektet e ndërtuara në mënyrë të parregullt dhe vazhduam afatet për legalizimin e objekteve ilegale;
- Ulëm çmimet e shërbimeve të Agjencisë të Kadastrës të Patundshmërive deri në 50%;
- Ndryshuam Dekretin për lartësinë e vlerës së çmimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë me çka u ul çmimi me të cilin tjetërsohet toka ndërtimore me marrëveshje të drejtpërdrejtë, e destinuar për ndërtimin e internateve, konvikteve të studentëve, shtëpive për qëndrim të personave të moshuar, jetimëve, personave pa përkujdesje;
- Siguruam 40 milionë euro për ndërtimin e gazsjellësit magjistral Negotinë-Manastir dhe Shkup-Tetovë-Gostivar dhe për zgjidhjen e problemeve me shpronësimin e tokës;
- Në ndërtim e sipër janë gazsjellësit magjistral, Shtip-Negotinë, Negotinë-Manastir dhe Shkup-Tetovë-Gostivar;
- Në vitin 2018 filluam me ndërtimin e këtyre akseve rrugore nga sistemi sekondar gazsjellës: Gostivar-Kërçovë, Shtip-Hamzali-Strumicë-Gjevgjeli, Shën Nikollë-Veles, Shtip (Vërshakovë)-Koçan-Vinicë;
- Në vitin 2018 filluam me procedurën për Lidhjen interkonektuese ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Lidhjen interkonektuese ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe lidhjen me TEC “Negotinë” me gazsjellësin magjistral;
- Siguruam 8,6 miliardë denarë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në bujqësi dhe për zhvillim rural - për prodhime me vlerë më të lartë të shtuar, për modernizimin e sektorit bujqësor dhe për zhvillimin e ambienteve rurale;
- Arritëm çmim më të lartë mesatar blerës të duhanit prej 217 denarë për kilogram, pas çka siguruam subvencione më të larta deri më tani prej 80 denarë për kategorinë e parë, 70 për kategorinë e dytë dhe 60 për kategorinë e tretë dhe për kategoritë plotësuese, në dobi të 30.000 familjeve dhe 100.000 qytetarëve që jetojnë nga duhani;
- Siguruam 424 grante për bujqit e rinj me nga 10.000 euro që të fillojnë biznesin e tyre bujqësor;
- E kthejmë në tërësi tatimin personal për të gjithë bujqit, për të cilët bujqësia është veprimtaria elementare dhe kanë të ardhura deri në 1 milionë denarë në vitin vijues, ku rreth 7 milionë euro më shumë mjete do të mbesin tek 65 mijë bujq;
- Zhbllokuam pagesën e subvencioneve dhe i paguam subvencionet e papaguara për vitin 2014, 2015 dhe 2016 - për vitin 2016 për subvencione kemi paguar 110 milionë euro, 94 mijë bujqve:
- Për subvencione për masat e Programit për vitin 2017 deri më tani kemi paguar 82 milionë euro, duke u kujdesur për afatin ligjor për pagesë deri në fund të qershorit 2018;
- Zhbllokuam procesin për vlerësim dhe pagesë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore për vitin 2016 dhe 2017;
- Në vitin 2017 mundësuam subvencion plotësues prej 6 denarëve për kilogram pjeshkë për shkak të çmimit të ulët blerës dhe subvencione plotësuese prej 2 denarëve për kilogram shalqi;
- Me rishikimin e vitit 2017 mundësuam 2 milionë euro më shumë për sektorin e bujqësisë;
- Me ndryshime në Programin për mbështetje të drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe Programin për zhvillim rural për vitin 2017 siguruam 10 milionë euro të reja për mbështetjen e bujqve;
- Me ndryshime në Programin për mbështetje financiare të bujqësisë për vitin 2017 kemi rritur subvencionet për prodhuesit e orizit në 24 mijë denarë për hektarme material të certifikuar dhe 18 mijë denarë për hektar pa përdorimin e materialit të certifikuar;
- Sollëm naftë të lirë të gjelbër, me të cilën në bujqësi mbesin 5 milionë euro;
- Kemi nënshkruar marrëveshje për grant prej 4 milionë euro me Bankën gjermane KFV për fillimin e përgatitjes për projektin Lugina Jugore e Vardarit, faza e dytë;
- Kemi përzgjedhur 12 lokacione për zbatimin e projektit me “FAO” për konsolidimin e tokës bujqësore, realizimi i projektit ka filluar;
- Filluam projekt për zhvillimin e kombinateve bujqësore (BE), në vlerë prej 1,8 milionë euro;
- Për herë të dytë pas 8 viteve kemi realizuar incizim me avion në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, me çka do të mundësohet kontroll i saktë i sipërfaqeve që bujqit i paraqesin për subvencione;
- Kemi rritur mbështetjen financiare për promovim të kompanive vendore në panairet e huaja (me mbështetje të përgjithshme prej 500 mijë euro);
- Me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2018 kemi mundësuar 20% subvencione më të larta për prodhime bimore dhe 10% për prodhime blegtorale, për kategorinë e bujqve me potencial për zhvillim;
- Me Programin për zhvillim rural 2018, përcaktuam 10 milionë euro për investime kapitale në infrastrukturën e ekonomizimit me ujëra (sisteme për ujitje dhe diga);
- Kemi lidhur marrëveshjet e para për masën nga IPARD, investime në mjete materiale për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut;
- Sollëm metodologji për vlerësimin e vlerës së tregut të tokës bujqësore në pronësi shtetërore nën sera dhe objekte në funksion të prodhimtarisë bujqësore (me çka u krijua mundësi pronarët e serave ta blejnë tokën nën serat dhe objektet);
- Krijuam sistem të centralizuar me të cilin të gjitha njësite rajonale të MBEU janë të lidhur me Agjencinë e Kadastrës, që të dihet cila tokë është e lirë;
- Realizuam revizion të procesit të ankandit të tokës shtetërore bujqësore dhe i kemi shkëputur marrëveshjet e parregullta për 700 hektar tokë;
- Kemi formuar grup pune për ndryshime sistemore në ligjin për tokë bujqësore në bazë të parregullsive të konstatuara duke i marrë parasysh nevojat e bujqve. Miratuam propozim- ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ku krahas investitorëve vendor dhe të huaj, vendin e tyre në ligj e morën edhe investimet nga diaspora, si investime me interes të veçantë për Republikën e Maqedonisë;
- Miratuam propozim-ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ku krahas investitorëve vendor dhe të huaj, vendin e tyre në ligj e morën edhe investimet nga diaspora, si investime me interes të veçantë për Republikën e Maqedonisë;
- Memorandum mirëkuptimi mes Ministrisë së Ekonomisë në Republikën e Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës të Republikës së Bullgarisë në fushën e energjetikës, për lidhjen e tregjeve të energjisë elektrike;
- Miratuam propozim ligjin për energjetikë me të cilin transponohet pakoja e tretë e Direktivave për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe gazit natyror dhe me të cilin u mbyllën procedurat e hapura para Komunitetit energjetik;
- Jemi duke përgatitur ligj të ri për efikasitet energjetik me të cilin krijohen parakushtet e domosdoshme për vendosjen e Fondit për efikasitet energjetik;
- Me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve siguruam mbështetje për punësime të reja;
- Krijuam masa për mbështetjen e vendosjes dhe avancimit të bashkëpunimit me furnizues nga Republika e Maqedonisë;
- Mbështetje të veçantë për projekte investuese me interes të posaçëm ekonomik;
- Masa për mbështetjen e rritjes së investimeve kapitale dhe të ardhurave;
- Masa pozitive për mbështetjen e blerjes së mjeteve nga ndërmarrjet nëvështirësi;
- Mbështetje për rritjen e konkurrencës së tregut;
- Stimulim për mbështetje gjatë hyrjes në tregje të reja dhe për rritjen e shitjes;
- Për kyçjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë ofrojmë 10% më shumë mjete nga 1.000.000 eurot e parapara;
- Miratuam Strategjinë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që përfshin përmirësimin e klimës së biznesit, përforcimin e konkurrencës dhe investim në resurse njerëzore dhe teknologji;
- Siguruam 16 denarë shtesë për realizimin e masave lidhur me Programin e konkurrencës, novacionit dhe veprimtarisë sipërmarrëse nga gjithsej 12 milionë që ishin të parapara për vitin 2017;
- Për vitin 2018 për këtë Program siguruam gjithsej 48 milionë denarë prej të cilave 65% të mjeteve tashmë janë realizuar;
- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me propozim të Qeverisë së RM-së, ratifikoi protokollin Plotësues 5 për lehtësimin e tregtisë në suazat e CEFTA-s, që mundëson lehtësim në tregti;
- Punohet në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat industriale dhe të gjelbra me qëllim që ky ligj të bëhet funksional dhe tërheqës për investimet e ndërmarrjeve;
- Në procedurë qeveritare është miratimi i Strategjisë për veprimtari sipërmarrëse te gratë, përmes të cilës do të stimulohet vetëpunësimi i grave, do të zhvillohen shkathtësi për udhëheqje të biznesit dhe do ta përforcohet roli i grave në marrjen e vendimeve të biznesit;
- Punojmë në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete me të cilin parashihet zbatimi i banderolës ekologjike dhe rregullimin e transportit të taksive përmes dhënies së targave të verdha.