Nga seanca e 98-të e Qeverisë: KE e shpërbleu Qeverinë e Republikës së Maqedonisë me 8 milion euro për reformat në procesin e integrimeve evropiane. Propozimi për abrogimin e parimit të pagesës sipas shërbimit të punonjësve shëndetësorë;

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në seancën e sotme u soll vendim që në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të dorëzohet Propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, në të cilin ndër të tjera abrogohet parimi i pagesës  sipas shërbimit të punonjësve shëndetësor dhe pagës bazë të arritjeve do të përcaktohet në përputhje me marrëveshjen kolektive, si dhe krijimin e kushteve për sigurinë e punonjësve shëndetësor në institucionet shëndetësore  nëpërmjet marrjes së institucioneve private shëndetësore.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme, me propozim të Sekretarit për Çështje Evropiane, aprovoi vendimin që të angazhojë të gjithë ministritë e Qeverisë deri më 2 nëntor të dorëzojnë pyetësorët e plotësuar si përmbajtje e raporteve të rregullta për progresin e vendit që çdo ditë e harton Komisioni Evropian i BE-së.

Në seancën  sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendimin të përshëndes vendimin e Komisionin Evropian që t’i ndajë mjete financiare shtesë me vlerë prej 8.042.982 euro për sektorin e transportit dhe mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, si shpërblim për realizimin e suksesshëm të proceseve reformuese në procesin e integrimeve evropiane.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Raportin nga bisedimet aderuese të Republikës së Maqedonisë në NATO të mbajtura më 18 dhe 19 tetor të vitit 2018, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Në përputhje me planin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, hapi i radhës pas përfundimit të takimit në nivel të zëvendësshefave të Misioneve të vendeve anëtare, në formatin 29+1, duhet të jetë nënshkrimin e Protokollit për aderim, me çka do të fillojë edhe procesi i ratifikimit nga vendet anëtare të NATO-s.

Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve Qeveria sot aprovoi tekstin e ri të Vendimit për ndryshimin e Vendimit për  vlerën e  çmimit të tokës ndërtimore pronë e Republikës së Maqedonisë dhe  vlerës së harxhimeve të veçanta për zbatimin e procedurave për tjetërsim, dhënien me qira dhe themelimin e së drejtës për shërbimin real.

Me vendimin e ri vlera e harxhimeve do të jetë 10% nga vlera e garancisë bankare për seriozitetin  e ofertës, por jo më shumë se 15000,00 denarë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e financimit me faza dhe realizimin e ndërtimit të instalimit në sistemin elektronik për pagesën në pikë -pagesat rrugore në Republikën e Maqedonisë.

Në seancën  sotme të 98-të të Qeverisë së RM-së, u shqyrtua dhe miratua Informacioni për sigurimin e mjeteve financiare për hartimin e dokumentacionit tenderues për  menaxhimin  dhe dhënien me koncesionin me mbeturinat komunale nga Rajoni planor Jugperëndimor, të Pellagonisë, të Vardarit dhe Juglindor.

Në kuadër të kësaj pike, Qeveria angazhoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të vazhdojë procedurën për informimin e komunave Rosoman dhe Debarca për efektet pozitive të ndërtimit të qendrave rajonale në territorin e tyre, deri në nënshkrimin final të Vendimeve nga Këshilli i këtyre komunave.

Në seancën që u mbajt sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Planin e veprimit për Zonës ekonomike rajonale dhe për formimin e Trupit koordinues dhe zbatim të Zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor,

Si pjesë e reformave në administratën publike, në seancën e sotme Qeveria e RM-së aprovoi edhe tekstin më të ri të Planit të veprimit për riorganizim/ optimizim të organeve të administratës shtetërore, me qëllim të vendosjes së përkushtimit koherent institucional zhvillimor të administratës publike, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit të pushtetit qendror me propozim të Planit të veprimit, dhe angazhoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në afat prej një muaj pas miratimit të Informacionit të formojë grupin e punës ndërsektorial nga zyrtarët udhëheqës administrativ e cila do të garantojë procesin e realizimit të Planit të veprimit gjatë tre muajve të informojë Qeverinë për progresin e aktiviteteve.

Në këtë seancë u miratua edhe teksti final i Propozim- ligjit për plotësim të Ligjit për standardin e nxënësve, dhe u soll vendimi, në përputhje me Nenin 137 nga Rregullorja e Kuvendit, të dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit dhe standardit të nxënësve jepet mundësia Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndajë mjete për institucionet publike të nxënësve, përkatësisht shkollave të mesme publike, në kuadër të së cilave ka shtëpi të nxënësve, për harxhime për ecurinë e punës, për ngrohje, energji elektrike, uji i harxhuar dhe për nevojat e shtëpive të nxënësve, në rast se ndodhin situata të paparashikueshme, të cilat kanë rritur harxhimet, dhe nuk kanë mundur të parashihen dhe planifikohen në buxhetet e tyre.

Në seancën  sotme, Qeveria e RM-së shqyrtoi Informacionin për nevojën për themelimin  Institucionit nacional “Teatri i Gostivarit”- Gostivar, dhe solli vendim që të themelohet, duke patur parasysh mendimin e Ministrisë së Financave,  si dhe arsyetimin e themelimit të këtij institucioni nacional.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e gjetjes së Zgjedhjes për menaxhimin me Kompleksin “Makedonsko sello” në Nerez- Shkup, dhe solli vendim për formimin e grupit të punës për shqyrtimin e të gjithë aspekteve të gjendjes së re faktike, e cila do të duhet në bazë të të gjithë analizave dhe zgjidhjeve ligjore, të vazhdojë procedura me të cilën do të sigurohet menaxhimi me Kompleskin “Makedonsko sello”.