Nga seanca e 100-të e Qeverisë së Republikës së RM-së: Kuvendit do t’i dorëzohet teksti i ri i propozimit për rebalancin e Buxhetit të vitit, me amendamentet nga diskutimet e komisionit

Në seancën e 100-të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me propozim të Ministrisë së Financave, shqyrtoi dhe miratoi amendamentet e rebalancit të Buxhetit për vitin 2018, të propozuara nga debati i komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Tetë amendamentet e seancës së Qeverisë së RM-së janë aprovuar si plotësim i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, dhe teksti i ri, integral me propozim për rebalanc të Buxhetit do të pasojë me miratimin e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Mqedonisë.