Osmani: Përmirësimi i kushteve për të rinjtë do të thotë qëndrimi i tyre në vend

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në lëshimin e shfrytëzimit të sallës sportive në shkollën fillore “Pero Nakov” në Kumanovë.

“Promovimi i sotëm i sallës sportive, simbolizon arsyen dhe qëllimin e vërtetë të politikës – krijon kushte më të mira për gjithë qytetarët e këtij vendi. Fakti që me këtë objekt përmirësojmë kushtet për të rinjtë, paraqet përfitim shtesë për të gjithë ne, dhe nxitje shtesë për punën tonë”- theksoi Osmani në fillimin e fjalës së tij.

Në vazhdim Osmani theksoi se objekti është pjesë e projektit të gjerë i ndërtimit të 145 sallave sportive, që financohen nga mjetet të siguruara me kredi nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës, kurse dokumentacioni projektues është përpunuar me mjetet të pakthyeshme të IPA fondeve.

“Sikur në shkollën Ismet Jashari në Likovë ose Jeronim Derada në Çerkez, të Kumanovës, është kënaqësi e vërtetë kur marr pjesë në ngjarje ku promovohen avancimi i kushteve për arsimim të qytetarëve, për sport, sepse ajo është mënyra më e mirë për të siguruar ardhmëri të suksesshme të rinjve këtu në vend” – theksoi Osmani, duke potencuar se vetëm këtë vit, tani më është hera e tretë me radhë që merr pjesë në hedhjen e gurrë themelit apo hapjen e objektit të ri arsimor në këtë rajon.

“Bashkimi Evropian, çdo vit në dispozicion vendos mbi 100 milion euro, mjete të pakthyeshme, të holla të obliguesve tatimor të vendeve – anëtare të Unionit, që këto mjete, në vend që në vendet e tyre, vendosën ti ndajnë për projekte me të cilat do të transformohet shoqëria jonë, me qëllim që ne më lehtë ti arrimë standardet e shoqërive të tyre” – theksoi Osmani, duke shtuar se me progresin në procesin e integrimeve evropiane, në veçanti me përgatitjet për fillimin e negociatave dhe vetë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këto mjete dhe aktivitete në mënyrë të dukshme do të rriten, që do të mundësojë kushte më të mira për investime dhe biznes, për zhvillimin ekonomik dhe më shumë vende pune; mjete që do të mundësojnë shëndetësi më cilësore dhe më qasës, arsim më të mirë dhe më cilësor, dhe në përgjithësi shërbime më cilësore për vendin.