Zëvendëskryeministri Angjushev dhe ministri Bekteshi në Forumin Ekonomik të Vjenës: Fusha ekonomike do t’i jetësojë ekonomitë e të gjithë shteteve nga Ballkani Perëndimor

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev  dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, merr pjesë në Forumin  Ekonomik, jubilar 15 vite, “Dialog për të ardhmen 2018”- Ekonomia takohet me politikën”- që sot mbahet më Vjenë, Austri.

Në fokusin  e diskutimit të Forumit Ekonomik të Vjenës është rëndësia e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimeve të BE-së  në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet proceseve të digjitalizimit, lidhja dhe nisma  për formimin e fushës rajonale ekonomike si dhe parakushti për integrimin në tregun e vetëm evropian.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik, Koço Angjushev në panelin kryeministror në temën “Bashkëpunimi rajonal si pjesë e integrimeve evropiane: Digjitalizimi – tejkalimi i diferencave dhe shanset  për hapa të mëdha përpara”, potencoi se “Forumi Ekonomik në Vjenë”, parqet  mundësi të mirë për dialogun mes vendeve të rajonit, nëpërmjet së cilës duhet të intensifikohet dhe  të thellohet bashkëpunimi i ndërsjelltë ekonomik.

“Nëse duam të sigurojmë jetë më të mirë për qytetarët tanë, duhet të zhvillojmë ekonominë. Për këtë qëllim fillimisht duhet t’i rregullojmë punët në shtetin  tonë, dhe paralelisht  të punojmë në ndërtimin e bashkëpunimit me fqinjët tanë, në nivel më të  lartë të bashkëpunimit rajonal.  Brenda në shtetet, në drejtim të krijimit të një klime më të mirë biznesi duhet të punojmë në krijimin e programeve për përkrahje të ekonomisë, për nxitje të investimeve të reja. Por kjo nuk mjafton, nëse fillimisht nuk sigurohet stabiliteti politik në vend dhe të sigurohet niveli i duhur i sundimit të së drejtës”, theksoi zëvendëskryeministri.

Zëvendëskryeministri Angjushev plotësoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë tashmë një vit e gjysmë realizon aktivitete nëpërmjet të cilëve fuqizohet stabiliteti dhe siguria e vendit, ku zgjidhen problemet që kanë zgjatur me dekada të tëra me fqinjët dhe të cilët janë në drejtim të integrimeve në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai nënvizoi se në periudhën e kaluar u nënshkrua Marrëveshje  për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë dhe Marrëveshje me Republikën e Greqisë, me të cilën tejkalohen dallimet, të cilat ekzistonin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe këtyre dy vendeve fqinje.

Deri në fund të janarit të vitit 2019, Parlamenti do të duhet të miratojë propozimet për ndryshimet kushtetuese, me çka do të plotësohen të gjitha kushtet për të vazhduar papengesë rrugën tonë ndaj integrimeve euroatlantike. Krijuam një varg masash nëpërmjet të cilave mundësohet përkrahje për investimet e vendit dhe të huaja. Gjithashtu, nëpërmjet mjeteve të buxhetit siguruam përkrahje për kompanitë e mesme dhe të vogla dhe “start-ap” kompanitë. Kjo pako e masave tashmë jep rezultate, në periudhën e kaluar janë nënshkruar me dhjetëra marrëveshje me kompanitë e huaja, kurse niveli investimeve të huaja në tremujorin e parë të vitit është rekord”, plotësoi Angjushev.

Ai potencoi se niveli më  i lartë bashkëpunimit rajonal, nuk  është deklarativ, por real, do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, por edhe për qëndrueshmërinë e ekonomive të vendit dhe rajonit.

“Mund të krijojmë çfarëdo masash të duam ose të harxhojmë me dhjetëra ose qindra milionë denarë për lidhje më të mirë të vendeve tona, që të shijojmë kohën për udhëtime, mirëpo e gjithë kjo nuk ka kuptim nëse malli me orë të tëra  pret në  kufi.  Duhet bashkërisht të gjithë pa mëdyshje të ulemi dhe të dëshmojmë se duam nivel më të lartë të bashkëpunimit  dhe të çlirohemi nga barrierat e panevojshme administrative, për ekonomi më të mirë për secilin nga vendet, por edhe jetë më të mirë për qytetarët tanë”, konkludoi  zëvendëskryeministri Angjushev.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi iu drejtua panelit ministror, ku u prezantuan edhe ministrat e qeverive të Shqipërisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë.

“Presim në Parlament të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdojnë integrimet e  Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Në planin ekonomik miratuam ligj të ri për përkrahje të investimeve, barazuam kushtet për investim të kompanive vendase dhe ato të huaja. Jemi të fokusuar në përkrahjen e kompanive dhe mesme. Ndamë mjete të konsiderueshme për të nxitur  inovacionin dhe të hapim shanse të reja për punë dhe suksese të të rinjve në Maqedoni”, deklaroi ministri Bekteshi  dhe prezantoi projektet në të cilat Republika e Maqedonisë punon në lidhjen me vendit, nëpërmjet infrastrukturës energjetike dhe hekurudhore me vendet fqinje.


Gjatë mbajtje së Forumit Ekonomik në Vjenë zëvendëskryeministri Angjushev dhe ministri Bekteshi kishin deklarata të shkurtra për mediumet. 

Zëvendëskryeministri Angjushev dha një pasqyrë të shkurtër nga takimi me kancelarin Kurc, Komisarët e Komisionit Evropian, Han dhe Gabriell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar të rëndësishme për ndërtimin e politikave të fqinjësisë së mirë, për tejkalimin e problemeve bilaterale dhe ndërlidhjes ekonomike me vendet e rajonit si parakusht i rëndësishëm për sigurimin e standardit më të mirë jetësor për qytetarët.

“Agjenda për formimin e fushës rajonale ekonomike do të kontribuojë në jetësimin e ekonomike të të gjitha shteteve të rajonit. Morëm përkrahje se Republika e Maqedonisë  është në rrugën e duhur të realizojë ambiciet e saja dhe të jetë pjesë e familjes së popujve euroatlantik”, tha zëvendëskryeministri Angjushev.

Ministri Bekteshi në deklaratën e tij potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet politikave dhe masave qeveritare  vazhdon të bashkëpunojë dhe të punojë në lidhjen me vendet e shteteve fqinje në formën më të mirë të mundshme.

Potencova rëndësinë e Planit të veprimit disavjeçar i cili pasoi nga procesi i Berlinit. Ne do të ndërmarrim masa të cilat janë në përputhje me CEFTA-n me protokollet 5,6 dhe 7. Republika e Maqedonisë në këtë drejtim është e përgatitur. Me Serbinë filluam të vendosim  pikë kufitare të përbashkët dhe të rrisim tregtinë ndërmjet dy shteteve, kurse në fillim të vitit të ardhshëm këtë do ta bëjmë edhe me Shqipërinë”,  theksoi ministri Bekteshi.