Nga mbledhja e 106-të e Qeverisë së RM-së: Qeveria do të organizojë debatin publik të projekt amendamenteve dhe do të informojë Kuvendin; Subvencione plotësuese për orizin; Shtëpi dhe punësim për ata që janë përkohësisht në qendra banimi

Në mbledhjen e sotme të rregullt, 106-të, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u shqyrtuan konkluzionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të miratuara në seancën e gjashtëdhjetë e katërt, të mbajtur më 3.12.2018, për përcaktimin e Projekt amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV и XXXVI të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhje u konstatua se në përputhje me procedurën për ndryshime kushtetuese, Qeveria e RM-së ka obligim të organizojë debat publik në afat prej 5 ditësh, dhe vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e projekt amendamenteve të Kushtetutës, qytetarëve, partive politike, shoqatave të qytetarëve, organizatave, si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në debat; dhe dy ditë pas debatit publik, të bëjë përmbledhje dhe Kuvendit t’i dorëzojë Raport për rezultate e diskutimit publik dhe Tekst të propozimit të amendamenteve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me listën e banorëve të cilët jetojnë në banesat e Shoqatës Aksionare për ndërtim dhe pronësi me hapësirat banesore dhe me hapësira afariste me rëndësi për Republikën e Maqedonisë - Shkup dhe solli vendim të hartohet informacion për të dhënat për harxhimet e papaguara, si dhe për statusin social të personit të cilit i është dhënë banesë me qira. Ndër konkluzionet është se në bashkëpunim me Shoqatën Aksionare për ndërtim dhe pronësi me hapësirat banesore dhe me hapësira afariste me rëndësi për Republikën e Maqedonisë- Shkup angazhohet edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej dhjetë ditë pune të formojnë ekip mobil inspektimi, i cili në terren do të bëjë kontroll të banesave me qira ku për kontrollin e realizuar më së voni deri në fund të muajit shkurt  të vitit 2019 do të informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.  

Në mbledhjen e sotme Qeveria solli vendimin për aprovimin e masës së re intervenimi për bujqit, prodhues të orizit. Bujqit do të marrin nga 5 denarë për një kilogram oriz të prodhuar dhe të shitur tek blerësit e regjistruar. Qeveria solli këtë vendim për shkak të ç’ekuilibrimit ndërmjet ofertës së kërkuesve dhe çmimit të blerjes shumë të ulët. Këtë viti subvencionet plotësuese do të nxisin blerjen e kontraktuar të orizit nga të vjelat e vitit 2018, dhe me këtë  bujqit do të përfitojnë. Subvencioni është për sasitë të cilat janë prodhuar dhe shitur nga periudha 1 tetor deri më 25 dhjetor të vitit 2018,  dhe mbi 5,5 ton për hektar. Me masën e re pritet të subvencionohen rreth 5.000 ton oriz, përkrahja e kësaj mase është rreth 25 milion denarë ose 400 mijë euro. Subvencionet do të paguhen nga Programi për përkrahje financiare në bujqësi për vitin 2019.

Në mbledhjen e sotme Ministria e Vetëqeverisjes lokale prezantoi informacionet për Vendimin për ndërprerje të mandatit sipas Ligjit në fuqi për kryetar komune të Komunës së Novo Sellës , Komunës së  Dibrës, dhe informoi për procedurën për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune në këto komuna.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi dhe konstatoi tekstin e ri të Propozim- ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me vendim të dorëzohet për tu miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për realizimin e aktiviteteve për personat e strehuar përkohësisht dhe dha mundësinë për strehim të tyre, me dëshmim të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit, në mënyrë aktive të përfshihet në aktivitetet për përkrahjen dhe përfshirjen e shfrytëzuesve me masa të duhura aktive të  punësimit si dhe hartimin e planeve individuale për punësim, më së voni deri në mars të vitit 2019. Lidhur me këtë çështje Qeveria e RM-së angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të dorëzojë informacion për realizimin e aktiviteteve  për personat me strehim të përkohshëm për banim të pavarur të tyre, në tetor të vitit 2019.

Qeveria sot shqyrtoi edhe Informacionin për Projekt- planin për avancimin e komunikacionit të çiklizmit 2018-2021, me rekomandim të Qeverisë së RM-së ta hartojë Qyteti i Shkupit, i cili  synon avancimin e kushteve për çiklizëm në zonë të sigurt dhe komfore me një rrjetë të lidhur mirë, si kontribut ndaj masave për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe trafikut të dendur.

Në mbledhjen e sotme të ministrave të Qeverisë u miratua Informacionin për nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Zvicrës e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ndërmjet Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë për realizimin e projektit Arsim për punësim në Maqedoni. ( E4E@mk).

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për furnizim të testeve laboratorike për nevojat e institucioneve publike në Republikën e Maqedonisë, dhe angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë çdo gjashtë muaj ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për realizimin e progresit të realizuar lidhur me këtë procedurë.