Nga mbledhja e 107-të e Qeverisë: Filloi procedura për formimin e Agjencisë për cilësinë e arsimit të lartë; Themelohet “NP Sistem kolektor”; U miratua propozim - ligji për praktikantë; Ueb-portal për të dhëna të hapura për llogaridhënie më të madhe

Në mbledhjen e rregullt të 107-të, Qeveria e miratoi Informacionin për fillimin e procedurës për formimin e Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë. Më së voni deri më 20 shkurt të vitit 2019, nga radha e profesorëve në marrëdhënie pune në universitetet publike të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për emërime i Qeverisë duhet të emërtojë nga 6 anëtarë në Bordin për akreditim dhe në Bordin për evaluim të arsimit të lartë. Po aq anëtarë në të dyja bordet, deri më 20 dhjetor duhet të emërojë edhe konferenca ndëruniversitare. Më tej, Qeveria, Konferencës ndëruniversitare i sugjeron të zgjedh një anëtar nga radhët e studentëve në Bordin e akreditimit dhe në Bordin për evaluim të arsimit të lartë. Nga një anëtarë në bordet kanë të drejtë të kenë nga AShMA-ja dhe Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë.

Ministrat dje sollën vendim për themelimin e “Ndërmarrjes Publike Sistem Kolektor”. Veprimtaria kryesore e ndërmarrjes publike do të jetë grumbullimi, transportimi dhe pastrimi i ujërave të zeza nëpërmjet sistemit të kanalizimit me stacione filtrimi, përkatësisht sistem kolektor dhe lëshimi i tyre në recipient, me qëllim final - mbrojtja e Liqenit të Ohrit. Ndërmarrja publike gjithashtu, do të bëjë planifikimin, ndërtimin, rekonstruksionin dhe rehabilitimin e sistemit kolektor. Mjetet për themelimin “NP Sistem Kolektor” janë me vlerë prej 5 milionë denarë dhe janë të siguruara nga llogaria e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhjen e sotme u aprovua Informacioni për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zyrës për shërbime dhe projekte të Kombeve të Bashkuara (UNOPS) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë të përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi, për realizimin e përbashkët të projektit për pastrimin e ujërave të hapësirave të oborreve OHIS, në Shkup. Implementimi i suksesshëm i Projektit ka për qëllim krijimin e Fondit, si sistem mekanik për pastrimin e mbeturinave industriale, toksike në ish fabrikën OHIS, në përputhje me Standardet evropiane, harmonizimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe promovimit të Qytetit të Shkupit, si qytet i sigurt, rezistues dhe i qëndrueshëm.

Qeveria, në mbledhjen e 107-të e miratoi dhe deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta dorëzojë Propozim - ligjin për praktikantë. Ligji do të mundësojë tërësisht të shfrytëzohet potenciali i punës praktike, si dhe numri i madh i të rinjve të papunësuar pa përvoja praktike, për periudhë të caktuar kohore të realizojnë punën praktike në kushte reale, me çka të njëjtit do të bëhen më konkurrentë dhe pastaj më lehtë do të mund të përfshihen në tregun e punës. Propozim ligji parasheh që praktikanti gjatë kohës së punës praktike te punëdhënësi të merr kompensim mujor edhe atë: nga 42% deri 74% nga paga minimale neto, për punën praktike deri në tre muaj dhe me vlerë të pagës minimale neto për punën praktike më shumë se tre muaj.

Në mbledhjen e djeshme, u miratua Informacioni për Planin e Veprimit të Strategjisë Nacionale për Siguri Kibernetike 2018-2022. Qëllimi i këtij Plani të veprimit është të definohen hapat për implementim të suksesshëm të Strategjisë të parë nacionale për siguri kibernetike të Republikës së Maqedonisë 2018-2022. Prej këtu, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, deri në fund të vitit të dorëzojë ndryshim dhe plotësim të Vendimit për formimin e Këshillit nacional për teknologji informatike - kompjuterike për zgjerimin e kompetencës, në mënyrë që të përfshijë edhe kompetencat e Këshillit nacional për siguri kibernetike, si dhe të sjellë Vendim për formimin e grupit të punës, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga grupi i punës i cili i hartonte dokumentet strategjike nga fusha e sigurisë kibernetike.

Gjithashtu, me propozimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministrat e pranuan edhe Informacionin për ueb - portalin e vetëm për të dhëna të hapura. Në të do të publikohen katalogët e të dhënave të hapura të të gjitha ministrive dhe të njëjtit do të jenë të qasshëm për të gjithë. Me këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mënyrë plotësuese e rrit transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve.

Me miratimin e Propozim - ligjeve për ndryshimin e ligjeve për bankat dhe për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, mundësohet qasje e DAP-it deri te të ardhurat e qytetarëve nga ana e bankave. Kjo, Drejtorisë do t’i mundësojë t’i marrë të dhënat e nevojshme për përpilimin e fletëparaqitjeve paraprakisht të të plotësuara tatimin e të ardhurave personale. Me propozim - ligjet për ndryshimin ligjeve për banka dhe për DAP, gjithashtu garantohet edhe siguri më e lartë e të dhënave me shfrytëzimin e teknologjisë më bashkëkohore, përkatësisht enkriptim i të dhënave.