Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë mbledhjen e 110-të të rregullt

Në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të 110-të të Qeverisë, është Informacioni për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve në lidhje me Projektin “Ndërtimi i stacionit qendror të pastrimit për qytetin e Shkupit në Trubarevë” me Plan Aksionar.

Ministrat në mbledhjen do të vendosin mbi Raportin për përfundimin e negociatave  për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, për bashkëpunimin e ndërsjellë në mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë të tjera.

Pjesë e mbledhjes së sotme është Propozimi për fillimin e procedurës për zhvillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për hapjen gjegjësisht rikonstruksionin e vendkalimeve kufitare në rajonin e Liqeneve të Prespës, me draft tekstin e Marrëveshjes të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërsa me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria do të shqyrtojë Informacionin për zhvillimin e sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë.

Si pikë informuese, anëtarët e Qeverisë do të shqyrtojnë Informacionin për rezultatet e grupit punues për zbatimin e Planit Aksionar për Partneritet të hapur të Qeverisë 2016-2018, me Raport përfundimtar për vetë-vlerësim.

Ministrat në mbledhjen e 110-të të rregullt, do të vendosin edhe për inormacionin në lidhje me realizimin e Projektit-Ndërtimi i teatrit të ri në vend të Teatrit të Dramës në Shkup.
Fillimi i mbledhjes së Qeverisë është caktuar për orën 12:00.