Kryeministri Zaev në takim me nobelisten Bushamaui: Iniciativa për nominim për çmimin Nobel, është motivim më shumë për përfundim të suksesshëm të Marrëveshjes në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë

Kryeministri   Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zora Zaev, priti një delegacion të udhëhequr nga Uided Bushamaiu, fituese e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2015, e shoqëruar nga deputeti i Parlamentit Evropian nga Greqia Stelios Kouloglou, si dhe nga rektori i Universiteti i FON-it dr. Nano Ruzhin, dhe  m-r. Sefer Canoski, anëtar i Këshillit Drejtues të këtij universiteti, ku sot u publikua zyrtarisht iniciativa për nominim e Kryeministrit Zoran Zaev dhe kolegun e tij grek, Alexis Tsipras për Çmimin Nobel për paqe në vitin 2019.

Kryeministri Zaev u falënderua dhe potencoi se kjo iniciativë është në vetvete njohje e mjaftueshme për të, por edhe për Republikën e Maqedonisë, për qytetarët e saj dhe se në mënyrë plotësuese do të jetë inkurajim për gjithë procesin i cili filloi me bisedimet me Greqinë, dhe më pas u rrumbullakua me zgjedhjet e Marrëveshjes së Presës, që të finalizohet në Kuvendin e të dyja vendeve, me të vetmin qëllim implementimin e Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe të sigurohet miqësi e qëndrueshme dhe partneritet strategjik me Republikën e Greqisë.

Nobelistja, Uided Bushamaiu, në takim në Qeverinë e RM-së, potencoi se marrëveshjen me Republikën e Greqisë, bota e njohu si një nga iniciativat më të suksesshme në fushën e politikës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë këtë vit dhe rritet si model  në frymën e  miqësisë dhe besimit, për të zgjidhur çështjet më komplekse politike.

Fituesja e çmimit Nobel për  Paqe për vitin 2015, Uided Bushamaiu më pas e informoi kryeministrin Zaev për procedurën e nominimit dhe shprehu besimin se kjo iniciativë do të jetë e mbështetur nga udhëheqësit e bashkësisë ndërkombëtare dhe organizata dhe informoi se nga vendi ynë, ajo dhe delegacioni i saj nesër udhëtojnë për në Athinë që ta njoftojnë për këtë iniciativë edhe kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

“Iniciativa për nominim është motivim që gjithë procesi në mes dy  vendeve të përfundoj me sukses dhe në këtë mënyrë të jetë mirënjohje për të dyja shtetet dhe popujt e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë,” potencoi  gjatë takimit me nobelisten Uided Bushamaiu, kryeministri Zaev dhe shprehi besimin se edhe kolegu dhe miku i tij Alexis Tsipras do ta pranoj iniciativën.