Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot mban mbledhjen e 111-të

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si pika në rend dite janë vënë disa propozim-ligje dhe informacione të  propozuara nga Ministria e Financave.
Ministria propozon që Qeveria të deklarohet në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transferim të shpejtë të parave, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare, si dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të prezantohen edhe informacionet për përmirësimin e menaxhimit të  kredive jofunksionale dhe për të inkurajuar përdorimin e valutës të vendit, me Propozim-strategji për të nxitur menaxhimin dhe për të përmirësuar menaxhimin e kredive jofunksionale dhe Propozim-strategjia për denarizimin e Republikës së Maqedonisë, si dhe informacion mbi miratimin e Strategjisë kombëtare për luftë kundër mashtrimit për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë viti 2019-2022, me tekst të Strategjisë Kombëtare dhe Plan aksionar për zbatim.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për mbledhjen e sotme i dorëzoi Propozim-ligjin për mbrojtjen sociale, Propozim-ligjin për sigurimin social për të personat e moshuar, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Kjo ministri gjithashtu për vendim i propozon edhe Propozim-programin për ndryshimin e Programit për subvencionimin e konsumit të energjisë për vitin 2018, Propozim-programin për ndryshimin e Programit për kompensimin e kushtëzuar monetar për arsimin e mesëm për vitin shkollor 2018/2019, si dhe Propozim-programin për ndryshimin e Programit për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive për të moshuar për vitin 2018.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të gjendet Propozim-vendimi për alokimin e fondeve për projektet: Ndërtimi i rrugicave dhe rrugëve në komunën e Lipkovës dhe Ndërtimi i rrugës me qasje në vendin arkeologjik Tauresium, Komuna e Zelenikovës, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.