Njoftim për ditë jo pune, 7 janar - Krishtlindje

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, njofton se në bazë të  Ligjit për festat e RM-së ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr.21/98 dhe 18/07), 7 janar viti 2019 ( e hënë), Krishtlindjet dita e parë e Krishtlindjeve, sipas kalendarit ortodoks, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës  Sociale, ju uron Krishtlindjet gjithë qytetarëve të besimit ortodoks.