Kryeministri Zaev u takua me përfaqësuesit tanë në Lojërat Olimpike Rinore Evropiane në Sarajevë, BH

Para fillimit të Lojërave Olimpike Rinore Evropiane në Sarajevë, Kryeministri Zaev u takua me Ana Marija Zafirovska dhe Nikolla Petkovski, përfaqësues të Maqedonisë në këtë festival.

Të dytë do të garojnë në disiplinën “cross country” dhe kjo ngjarje për ta do të jetë përvoja e parë ndërkombëtare.

Kryeministri Zaev duke u uruar atyre fat dhe sukses, vuri në dukje mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore.

“Suksesi në sport sjell  gëzim të madh dhe sigurisht është ambasadori më i madh I një vendi,” shtoi kryeministri Zaev.