Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi në takim me qytetarët e Illovicës dhe Shtukës: Shkëmbejmë faktet me qytetarët, shëndeti është prioritet më i lartë dhe vendimet për xeheroren do t’i sjellim së bashku

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbrëmë mbajtën takim informues me qytetarët e Shtukës, Illovicës dhe komunës Bosillovë ku i dëgjuan mendimet, dilemat dhe propozimet dhe sugjerimet kontradiktore dhe me ta i shkëmbyen faktet dhe argumentet në lidhje me vendimet që duhet të sillen për xeheroren e bakrit dhe arit.

“Në rrethana të tilla Euromaks ka marrë kontratë koncesioni në vitin 2014 dhe 2015. Atëherë nuk kishte as zhurmë e as reagim. Megjithatë të gjithë ishim të lumtur. Madje edhe unë si kryetar i komunës së Strumicës përshëndeta investimin. Kur u hapën procedurat u hapën edhe debatet. Pamë se brenda shkruan cianid, pamë procesin teknologjik, mënyrat se si është organizuar, mungesa e studimit për mbrojtje të mjedisit jetësor. U ngritën qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre “Luginë e shëndetshme” dhe shoqëritë e tjera ekologjike e ngritën zërin e tyre. U ndryshuan edhe rrethanat politike në shtet, erdhi demokracia, të gjithë mund të flasin lirshëm dhe kjo është bukuria e shoqërive demokratike. Por duhet ta dimë të gjithë të vërtetën”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

 

Kryeministri Zaev theksoi se gjatë sjelljes së vendimeve merret parasysh  shëndeti i qytetarëve dhe ky është prioritet i parë nga i cili nuk do të ketë lëshime dhe se në këtë takim informues nuk do të sillen vendime, por do të dëgjohen dilemat, mendimet dhe do të veçohen faktet dhe argumentet.

“Ajo që ende është arsye për Qeverinë të mos sjell vendim për ndalimin e këtij procesi të filluar në vitin 2014, 2015 dhe 2016 është se shumë rrethana u ndryshuan. Kur qytetarët u ngritën, unë si politikan, publikisht thashë, “Qëndroj në anën e qytetarëve, punë të tillë ne nuk do të lejojmë, cianid, acid sulfurik nuk do të lejojmë. A është e besueshme fjala ime flet fakti se unë me familjen time jetoj në këtë luginë të Strumicës. Me qytetarët e mi nga Murtino dhe Strumica jetojmë në të njëjtën luginë të Strumicës. Kam ndërmend të jetoj këtu dhe këtu prej fëmijëve të pres nipër. Nuk do të lejoj që as fëmijët e mi, as cilët do fëmijë të tjetër të kenë probleme. Pas këtij vendimi u ndryshua i tërë procesi teknologjik. U mënjanua i tërë procesi teknologjik i përpunimit me cianid. Kuvendi miratoi edhe ligj të nxitur pikërisht nga qytetarët”, tha Kryeministri Zaev.

“Sot jemi këtu për t’ju dëgjuar juve, idetë tuaja, komentet, zgjidhjet e mundshme për të mirën e fëmijëve tuaj, por njëkohësisht edhe për të mirën e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe së bashku të gjithë të kujdesemi për të pasur mjedis më të mirë dhe shëndet më të mirë për ne dhe fëmijët tanë”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

 

 

Ministri Bekteshi tha se lëndët e para xeherore janë nën kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë dhe shpjegoi procesin e dhënies së koncesionit që përbëhet nga disa faza, tha janë tejkaluar problemet e trashëguara.

“Nuk do të bëjmë asnjë kompromis me shëndetin e qytetarëve të vendit tonë, e në veçanti të komunave Novo Sellë dhe Bosillovë. Në këtë drejtim tashmë kemi bërë ndryshime në Ligjin për lëndët e para xeherore gjë që nuk u japim më shumë mundësi minatorëve të përdorin cianid dhe acid sulfurik dhe substanca të tjera të dëmshme gjatë grumbullimit ose eksploatimit të xeheve. Ministria e Ekonomisë dha propozim të ri të gjithë koncesionerët, sipas listës së re të çmimeve dhe lartësisë së kompensimeve që ata i paguajnë për xehet e shfrytëzuara, do t’i rrisim për 75%. Këtë e bëjmë për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, ndërsa fitimet e mëdha kompanitë duhet t’i ndajnë bashkë me ju qytetarët, me ju komunat”, tha ministri Bekteshi.

Në takimin informues treorësh Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi ndoqën mendimet, dilemat dhe argumentet e qytetarëve, iu përgjigjën pyetjeve dhe ndanë faktet, hollësitë dhe argumentet rreth vendimeve dhe porositën se në fund vendimi do të sillet bashkë me qytetarët.