Kryeministri Zaev në takim me anëtarët e KSHZ-së: Rritja e transparencës dhe efikasitetit të KSHZ-së arsyeton besueshmërinë për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, sot u takuan me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i udhëhequr nga Kryetari Oliver Derkoski.

Në takim u bisedua për çështje aktuale në lidhje me përgatitjet e të gjitha kushteve të nevojshme për realizim të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale në të tri komuna Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.

“Qeveria jep mbështetje parimore në përputhje me autorizimet ligjore për të siguruar zbatimin e nevojave ligjore të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak se zgjedhjet e organizuara të lira dhe të ndershme janë përfitime të mëdha demokratike, demokracia forcohet dhe hiqen dyshimet për çdo parregullsi”, tha Kryeministri Zoran Zaev në takim me anëtarët e KSHZ-së.

Kryetari i KSHZ-së, Derkoski dhe anëtarët e Komisionit theksuan se Komisioni punon në mënyrë profesionale dhe e njoftuan Kryeministrin Zaev për aktivitetet e ndërmarra, ndër të  tjerash edukimin aktiv dhe efikas të anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe të komisioneve komunale zgjedhore, me qëllim që në kohë, me dinjitet dhe plotësisht t’u përgjigjen detyrimeve ligjore ndaj qytetarëve.

“Maksimalisht jemi të përkushtuar, me intensitet të madh për angazhimin e njerëzve dhe logjistikës, në përputhje me rregullat ligjore, për të arritur prioritetet dhe qëllimet për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, theksoi Kryetari i KSHZ-së, Derkoski.

Në takimin e punës të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se mbajtja e zgjedhjeve është provë për pjekurinë politike të shtetit dhe shprehën gatishmëri dhe përkushtim për transparencë maksimale, respekt dhe besueshmëri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe në zgjedhjet lokale në tre qytete të vendit.