Kumtesë nga grupi ndëresorësh për zbatimin e obligimeve nga marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezultat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pas mbajtjes së takimit, Grupi ndërresorësh për zbatimin e detyrimeve nga Marrëveshja Përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezultat 817 (1993) dhe 845 (1993) në Këshillin për Siguri të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, i solli këto vendime në lidhje me masat dhe aktivitetet e duhura për zbatimin e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Përfundimtare dhe Amendamenteve Kushtetuese  dhe Ligjit Kushtetues në 11 janar të vitit 2019, sot me 12 shkurt 2019, me afate kohore indikativ për realizimin e tyre:

 

  1. Drejtoria e Doganave brenda tre ditëve do të vendosë afishe në tabelat e pikave kufitare, kufirin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në të dy aeroportet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.;
  2. Sektori i Marrëdhënieve me Publikun pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditëve duhet të përpunojë një Libër të Standardeve Grafike që do të përcaktojë standardet për përfaqësimin vizual të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhshmëri me stemën shtetërore si logo e përdorur nga institucionet shtetërore për tabelat publike në hyrje të të gjitha institucioneve.
  3. Sekretariati i Përgjithshëm, brenda shtatë ditëve, do të zhvillojë softuer që do t’i përmbajë të gjitha institucionet në nivel shtetëror dhe lokal, si dhe përmasat e tabelave publike. Ndryshimi i të gjitha tabelave në nivel qendror dhe lokal duhet të përfundojë në afat prej katër muajve.
  4. Të gjitha institucionet, në afat prej tre ditëve të kryejnë ndryshimin e të gjitha të dhënave digjitale (logove, memorandumeve, komunikimeve elektronike, ueb faqeve, medieve e të tjera).
  5. Të gjitha institucionet në afat prej dy jave duhet në mënyrë adekuate t’i ndryshojnë memorandumet, materialet e shtypura, dosjet, indikatorët,
  6. Ministria e Punëve të Jashtme, t’i ndryshojë tabelat në ministri si dhe vulat pullat në ministri në afat prej 2 javëve, ndërsa në konsullatat diplomatike në afat prej 3 javëve.
  7. Ministria e Punëve të Brendshme të fillojë me lëshimin e targave të reja, brenda katër muajve. Ndërkohë, si zgjidhje e përkohshme, Ministria e Punëve të Brendshme të sigurojë afishe me shenjën 'NMK' për targat e regjistrimit të automjeteve.
  8. Ministria e Punëve të Brendshme ti ndërmerr masat dhe aktivitetet e nevojshme për zbatimin e vendimit në periudhën vijuese deri në krijimin e supozimeve teknike për lëshimin e dokumenteve të reja të udhëtimit. Lëshimi i pasaportave të reja të  fillojë në fund të vitit 2019. Në periudhën vijuese, Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë hyrjeve ose daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pasaportat ekzistuese dhe ato të sa po lëshuarat të vendos vulë që do të sqarojë se dokumentet e udhëtimit i përkasin Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  9. Duke marrë parasysh kompleksitetin e procedurës, Banka Popullore, të bëjë një analizë dhe plan të aktiviteteve të nevojshme për zëvendësimin gradual të kartëmonedhave, me dinamikë kohore të parashikuar, brenda çështjeve të reja të rregullta, duke marrë parasysh stabilitetin makroekonomik; bankënotat e para me emrin e ri të Bankës Popullore mund të hartohen deri në fillim të vitit 2020 dhe pastaj, të zëvendësohen tërësisht brenda një periudhe prej 5 vitesh nga hapja e kapitullit përkatës të BE-së.
  10. Shenjat e komunikacionit në rrugët ndërkombëtare në vend, duke i dhënë përparësi endonimeve (në transkriptimin në anglisht) në eksonime (në maqedonisht me alfabet cirilik) të ndryshojnë brenda dy muajve.
  11. Në afat prej gjashtë muajve të bëhet rishikim dhe revizion i statusit të monumenteve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës, dhe në rastin e historisë së lashtë greke dhe qytetërimit si pjesë e trashëgimisë historike të Greqisë, duhet të ndërmerren masa korrekte dhe aktivitete korrigjuese.
  12. Brenda gjashtë muajve, të fillojë heqja e simbolit të theksuar në ish-flamurin kombëtar nga të gjitha hapësirat publike dhe përdorimit publik. Artikullit arkeologjike përjashtohen.