Mile Bosnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Diplomoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, në Institutin e Historisë.
Aktualisht është në punimin e tezës së magjistraturës, të studimeve posdiplomike “Menaxhimi i komunikimeve strategjike”, në Institutin për Studime të Komunikimit.
Mile Boshnjakovski karrierën profesionale e filloi si gazetar, e më vonë në vitin 1999 si redaktor dhe prezantues në Televizionin kombëtar “Kanal 5”, ndërkaq në vitin 2002 si redaktor dhe prezantues i lajmeve qendrore të RTVM-së servisit publik.
Përveç angazhimeve në televizion, Boshnjakovski bashkëpunon me mediume të shtypit, si dhe me agjenci të lajmeve në Maqedoni dhe jashtë vendit “Makfaks”, javorja “ZUM”, “Forum” etj. .
Në vitin 2004 Boshnjakovski i bashkëngjitet ekipit të Institutit për Mediume në Maqedoni, si koordinator trajnimi në projektin e Shkollës Njëvjeçare së Gazetarisë, që sot është institut i akredituar i arsimit të lartë, "Shkolla e Lartë e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me publikun".
Në vitin 2006 Mile Boshnjakovski mori postin e Drejtorit të komunikimeve të korporatës në“T-mobile Maqedoni”, sektor në të cilin përgjegjësia për komunikimin e jashtëm dhe të brendshëm, si dhe përgjegjësi të korporatës. Boshnjakovski është menaxher i vetëm maqedonas, i cili është pjesë e ekipit operativ në zbatimin e procesit të riemërtimit nga “Mobimak” në “T-mobile”.
Ai njëkohësisht është anëtar i rregullt i komunikimeve në bordin drejtues të “Dojçe Telekom”(Deutsche Telecom) , ndërkaq ka punuar dhe në strategjinë globale të kompanisë për përgjegjësitë të korporatës.
Në vitin 2010, Boshnjakovski vazhdon karrierën në Fondin e Popullsisë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe ushtronin funksionin e specialistit për përfaqësim dhe komunikime.
Në kuadër të aktiviteteve të rregullta përfshin edhe programe të komponentëve të demografisë dhe popullsisë, politikat e të rinjve, njëkohësisht u trajnua për "Programet transformuese gjinore ".
Boshnjakovski në UNFPA gjithashtu ishte pjesë e regjistrit të listës globale ndërkombëtare me lokacion në godinën e OKB-së në Nju Jork ) në ekipin e komunikuesve të cilët intervenojnë në krizat humanitare anembanë botës.
Përveç trajnimeve për marrëdhënie me publikun, përfaqësimin dhe mediumet, jashtëzakonisht i rëndësishëm është trajnimi për" Monitorim dhe evalvim ", me organizim të Universitetit Karleton nga Kanadaja, certifikatën e të cilës e posedon Mile Boshnjakovski.