Mile Bosnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Diplomoi në Fakultetin Filozofik  të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, në Institutin e Historisë.

Aktualisht është në punimin e tezës së  magjistraturës, të studimeve posdiplomike “Menaxhimi i komunikimeve  strategjike”,  në Institutin për Studime të Komunikimit.

Mile Boshnjakovski karrierën profesionale e filloi si gazetar, e më vonë në vitin 1999 si redaktor dhe prezantues në Televizionin kombëtar “Kanal 5”,  ndërkaq në vitin 2002 si  redaktor dhe prezantues i lajmeve qendrore të RTVM-së  servisit  publik.

Përveç angazhimeve në televizion, Boshnjakovski bashkëpunon me mediume të shtypit, si dhe me agjenci të lajmeve në Maqedoni dhe jashtë vendit “Makfaks”, javorja “ZUM”, “Forum” etj. .

Në vitin 2004 Boshnjakovski i bashkëngjitet  ekipit të Institutit për Mediume në Maqedoni, si   koordinator  trajnimi në projektin e  Shkollës Njëvjeçare së Gazetarisë,  që sot është institut i akredituar i arsimit të lartë, "Shkolla e  Lartë e Gazetarisë  dhe Marrëdhënieve me publikun".

Në vitin 2006 Mile Boshnjakovski mori postin e Drejtorit të komunikimeve të korporatës  në“T-mobile Maqedoni”, sektor në të cilin përgjegjësia për  komunikimin e jashtëm dhe të brendshëm, si dhe përgjegjësi të korporatës. Boshnjakovski është menaxher i vetëm  maqedonas, i cili është pjesë e ekipit operativ në zbatimin e procesit të riemërtimit nga “Mobimak” në “T-mobile”.

Ai njëkohësisht është anëtar i rregullt i komunikimeve në bordin drejtues të “Dojçe Telekom”(Deutsche Telecom) ,  ndërkaq  ka punuar dhe në strategjinë globale të kompanisë për përgjegjësitë të korporatës.

Në vitin 2010, Boshnjakovski vazhdon karrierën në Fondin  e Popullsisë  të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe ushtronin funksionin e  specialistit për përfaqësim dhe komunikime.

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta përfshin edhe programe të  komponentëve të demografisë dhe popullsisë, politikat e të rinjve, njëkohësisht u trajnua për "Programet transformuese gjinore ".

Boshnjakovski në UNFPA gjithashtu ishte pjesë e regjistrit të listës globale ndërkombëtare me lokacion në godinën e OKB-së në Nju Jork ) në ekipin e komunikuesve të cilët intervenojnë në krizat  humanitare anembanë botës.

Përveç trajnimeve për marrëdhënie me publikun, përfaqësimin  dhe mediumet, jashtëzakonisht i rëndësishëm  është trajnimi për" Monitorim dhe evalvim ", me organizim të Universitetit Karleton nga Kanadaja, certifikatën e të cilës e posedon Mile Boshnjakovski.