Muamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Muamet Hoxha - zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i emëruar më 03.04.2018

Diplomoi në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në drejtimin e shekcave juridike, ndërsa aktualisht është në studime postdiplomike në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Në vitin 2002 Hoxha, karrierën e tij profesionale e fillon si gazetar dhe më vonë redaktor në Redaksin në Gjuhën Shqipe në Radio Shkup - Radio Televizioni i Maqedonisë. Muamet Hoxha ponuoi si korrespondent nga Maqedonia për gazetën e përditshme “BOTA SOT” në Prishtinë dhe Radio Televizionin 21 në Prishtinë.

Në vitin 2002 Hoxha ishte gazetar-redaktor i gazetës në gjuhën shqipe dhe maqedonase “Global”.

Më pas në vitin 2003 ishte i angazhuar si zëdhënës i trupit koordinues për grumbullimin vullnetarë të armëve jolegale, organ i themeluar për zbatimin e Ligjit për mbledhjen vullnetare të armëve jolegale të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Në vitin 2008 Hoxha punësohet në kabinetin e zëvendëskryeministrit i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjesë së Ohrit, ndërsa prej vitit 2009 udhëheq me Sektorin  për marrëdhënie me publikun në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në vitin 2010 Muamet Hoxha u emërua si zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Mes të tjerash, Muamet Hoxha ka kaluar provimin e jurispodencës dhe noterisë, ndërsa në kuadër të karierës së tij profesionale ka ndjekur trajnime dhe seminare nga sfera e gazetarisë, marrëdhënieve me opinioinin e shkencave juridike.