Takim i Kryeministrit Zaev me delegacionin e tangjentit kroato-maqedonas të udhëhequr nga anëtari i nderit dhe ish-kryetar kroat Josipoviq: Politikat e guximshme dhe vizionare kontribuojnë në zhvillimin e shtetit tonë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me delegacionin e tangjentit  kroato-maqedonas, të udhëhequr nga Ivo Josipoviq, anëtarë nderi i Tangjentës dhe ish-kryetar i Republikës së Kroacisë.

Në takim është shprehur mbështetja për politikat e guximshme dhe vizionare të kryeministrit Zaev, me të cilat janë zgjedhur çështje të rëndësishme shtetërore me çka u  mundësuan integrimet e vendit tonë në NATO dhe BE dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu u konstatua se veprimi i Kryeministrit Zaev, në drejtimin e gjetjes së zgjidhjeve për marrëdhënie të qëndrueshme dhe progresive të fqinjësisë së mirë është një shembull i rëndësishëm dhe një kontribut i madh për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në gjithë rajonin.

Kryeministri Zaev falënderoi anëtarin e nderit të tangjentit kroato-maqedonas dhe ish-kryetarin kroat Josipoviç për mbështetjen  nga ana tangjentit kroato-maqedonas dhe prej Republikës së Kroacisë për gjithë periudhën e deritanishme, për proceset demokratike në vendin tonë, si dhe në realizimin e aspiratave të vendit tonë për integrimin në BE dhe NATO.

"Ekonomia ka filluar të lëvizë në një drejtim pozitiv, investimet vijnë pas procesit të suksesshëm politik në vend, mbylljen e çështjeve të hapura me fqinjët tanë dhe perspektivat e NATO-s dhe BE-së për vendin tonë. Ajo në të cilën jemi të përqendruar tani është që qytetarët të ndjejnë përfitimet ekonomike të këtyre proceseve të përfunduara me sukses politik ", tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev shprehu pritjen për implementim të suksesshëm të reformave gjyqësore dhe reformave anti-korrupsion, të cilat pas NATO integrimit, duhet të sjellin edhe datën për fillimin e bisedimeve me BE në qershor të këtij viti. Është theksuar edhe rëndësia e politikave të solidaritetit dhe drejtësisë sociale të cilët realizohen në interes të ndërtimit  të një shoqërie të drejt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e zgjedhjeve të suksesshme parlamentare  në vendin tonë, gjë që është e mirë për të sjellë një president të vendit me mbështetje të gjerë nga qytetarët. E gjithë kjo, siç është vlerësuar,  do të kontribuojë që sa më shpejt të kthehet fokusi në kursin  reformues të shtetit në interes të procesit integrues, si dhe në avancimin e shpejt të cilësisë të jetës së qytetarëve.

Në takim, kryeministri Zaev theksoi se për Republikën e Maqedonisë Veriore është me rëndësi të madhe përvoja kroate në proceset e integrimit dhe bashkëpunimit në fushat e rëndësishme për qytetarët, siç është bashkëpunimi aktual në fushën e energjisë, apo realizimi i projektit të tramvajit në Shkup që realizohet  sipas një zgjidhje ideore nga qyteti miqësor i Zagrebit.