Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar e nisëm vizitën zyrtare në Shqipëri me Kryeministrin Rama: Marrëdhëniet dypalëshe asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, ka potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, janë në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Kryeministri Zaev nisi vizitën zyrtare me takimin që realizoi me Kryeministrin Edi Rama.

Dy kryeministrat kishin tet-a-tet takim dhe takime në nivel të delegacioneve qeveritare, pas së cilave vijoi konferenca e përbashkët për shtyp.

Në konferencën për shtyp u shpreh përcaktimi i fuqishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve në planin ekonomik dhe mbështetja për euro-integrimet.

Kryeministri Rama në deklaratë e vlerësoi si historike arritjen e Marrëveshjes së Prespës e cila zgjidhi kontestin shumë vjeçar, por hapi rrugën drejt NATO-s dhe lëshoi energji pozitive në rrugën e përbashkët për integrime në BE. Ai iu falënderua Kryeministrit Zaev për guximin që të hapet rruga e harmonisë së marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Mes tjerash, tha se Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut sheh partner strategjik edhe në fushën e stabilitetit të rajonit. Foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të afërt dhe të lehtësuar të vendeve nga i gjithë rajoni.

Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp iu falënderua Kryeministrit Rama, Qeverisë dhe qytetarëve të Shqipërisë për mikpritjen e ngrohtë, mbështetjen e menjëhershme për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me shpresë për perspektiva evropiane të të dyja shteteve dhe përforcimin e bashkëpunimit dy palësh me qëllim për një rajon evropian stabil dhe të prosperuar. 

“Ju falënderoj në emër të qytetarëve të RMV-së dhe në emrin tim, që miku jonë i madh, Republika  e Shqipërisë ishte vendi i tretë anëtar i Aleancës që me procedurë të përshpejtuar ratifikoi në Kuvend Protokollin për aderimin e RMV-së në NATO.

Presim që deri në fund të vitit, RMV-ja t’ju bashkëngjitet në Aleancë si anëtare e 30-të e plotfuqishme e NATO-s.

Por, paralelisht me këto pritje, shpresat tona janë të fokusuara edhe në muajin qershor të 2019 për hapjen e negociatave me BE-në. Muaji qershor 2019 është datë me rëndësi për perspektivat evropiane të dy shteteve tona, si për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për Republikën e Shqipërisë.

Për ne, proces aderues kredibil do të thotë plotësim i kritereve për të dëshmuar shoqëri të pjekur demokratike dhe në bazë të meritave, gjegjësisht rezultate të treguara në reformat. Nëse ne i plotësojmë detyrat tona, atëherë presim BE-ja të ketë qasje pozitive”, theksoi Kryeministri Zaev.

 Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zaev, theksoi rëndësinë e dialogut në përpjekjet për përparimin e shteteve dhe në planin e euro-integrimeve.

“Në shtetin tonë arritëm t’i vendosim themelet e një shoqërie për të gjithë dhe punojmë që me përpjekjen për konsensus maksimal edhe me opozitën për të gjitha ligjet reformuese, që janë të nevojshme për euro-integrimet, tha Kryeministri Zaev, duke theksuar se Marrëveshja Kornizë është zbatuar dhe se po punohet në frymën e marrëveshjes për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë.

Përvoja tregoi se dialogu dhe bashkëpunimi i mençur ndërmjet të gjitha palëve në shoqëri, veçanërisht ndërmjet pushtetit dhe opozitës, është se siguron rrugë përpara të shtetit dhe konsiderojmë se kjo është mënyra q të gjitha shtetet e Ballkanit të lëvizin përpara dhe ta realizojnë qëllimin e tyre individual evropian strategjik”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ai porositi, si mik i Shqipërisë, deri te të gjitha palët politike në shtet, nëpërmjet dialogut të kërkojnë zgjidhje, duke pasur parasysh qëllimin strategjik, integrimin evropian.

Kryetari i Qeverisë, Zaev njoftoi se pas takimit të sotëm me Kryeministrin Rama dhe në nivel të delegacioneve qeveritare, u përforcua qëllimi i përbashkët se ka hapësirë për tu rritur bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, si dhe në procesin e krijimit të zonës ekonomike, sipas procesit të Berlinit.

“Republika e Shqipërisë është një nga miqtë tanë më të afërt si dhe partner, me të cilin jam i bindur se mundemi të sigurojmë prosperitet dhe siguri, por edhe perspektiva evropiane të për vendet tona dhe rajonin.

E dimë detyrën tonë si udhëheqës politik. Qytetarët presin që politika të krijojë kushte për avancimin e ekonomisë dhe standard jetese më të mirë.

Integrimet e hapura në NATO, në RMV tani më kanë efekt pozitiv. Është rritur numri i investitorëve të huaj të interesuar”, tha Kryeministri Zaev, duke e theksuar rritjen e investimeve të huaja për 625 milionë euro, të PBB-ë në 3.7%.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik në rajon, është ajo që BE-ja pret ta sheh. Nëse jemi shtete ekonomikisht më të forta, ky do të jetë argument shtesë për aspiratat evropiane të të dyja vendeve. E avancuam edhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet MV-së dhe Shqipërisë. Motivuam odat afariste të të dyja vendeve për një bashkëpunim edhe më të afërt. Projekti One stop shop në kalimin kufitar Qafë Thanë, presim ta rrisë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave dhe në përgjithësi të tregtisë. Ndërsa me përkushtim vazhdojmë të punojmë edhe në ndërlidhjen, ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, para së gjithash në kuadër të Korridorit 8” theksoi Kryeministri Zaev.

Ai si shembull i përmendi rrugën Kërçovë-Ohër e cila është në punim e sipër, dokumentacionin e projektit për rrugën Kërçovë-Dibër drejtë kufirit me Shqipërinë, lidhjen hekurudhore Kërçovë-Lin.

“Është e nevojshme të përqendrohemi në ndryshimet demokratike pozitive që shpien drejt Evropës, RMV këtë e bën, ndërsa në Republikën e Shqipërisë shohim potencial dhe partner në këtë proces të integrimit të plotë të të gjithë rajonit”, theksoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp.

Në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve, Kryeministri Zaev edhe njëherë porositi se pavarësisht, a bëhet fjalë për pushtetin ose opozitën, duhet patur kujdes për shtetin dhe perspektivat evropiane. Gjithashtu Kryeministri Zaev, theksoi se është dhënë theks i përbashkët për lehtësimet kufitare dhe ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet institucioneve, për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave dhe për procedurat e nevojshme për lehtësime ekonomike dhe bashkëpunim. Kryeministri Rama në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve, theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve nuk kanë qenë asnjëherë më të mira se sot.

Në takimin bilateral, më konkretisht u bisedua për projektet për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, kulturës, turizmit. U bisedua edhe për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes së dytë qeveritare, këtë radhë në shtetin tonë. U vërtetuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar ishin në drekë të përbashkët me kolegët nga Shqipëria, nikoqir i të cilëve ishte Kryeministri Rama.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar i RMV-së do të takohen edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçin.