Takimi me kryeministrin Zaev dhe delegacionin qeveritar me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi në Tiranë: Dialogu është i rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe perspektivat evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev me delegacionin qeveritar që e shoqëroi në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Shqipërisë, u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçin pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Në takim u theksuan politikat e kryeministrit Zaev si politika të suksesshme vizionare dhe me përkushtim  për Republikën e  Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendet e rajonit.

Marrëveshja e Prespës u potencua si marrëveshje historike që hap të gjitha perspektivat e shtetit tonë në  NATO, për shkak është shprehur përkrahje e plotë për integrimet e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev, shprehu mirënjohjen e tij për procedurën e shpejt të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në Parlamentin shqiptar  dhe theksoi se përparësitë tashmë ndjehen tek qytetarët.

Thyem të gjitha rekordet për investimet e huaja, u rrit Prodhimi Bruto Vendor, papunësia u ul, pagat rriten. Në proces e sipër është finalizimi i reformave kryesore. Presim që BE-ja të vlerësojë këto rezultate të Republikës së Maqedonisë në qershor, tha kryeministri Zaev.

Ai theksoi përgjegjësinë edhe të pushtetit edhe të opozitës në proceset e rëndësishme të integrimeve evropiane. Ndërkaq, në takim u theksua se dialogu është shumë i rëndësishëm  për zhvillimin demokratik të shteteve dhe perspektivave evropiane. Nga të dyja palët u theksua se fuqishëm janë të përkushtuar për përcaktimin strategjik të suksesshëm në qershor.

Kryetari i Qeverisë, Zaev theksoi se edhe në Maqedoninë e Veriut koncepti një shoqëri për të gjithë funksionon me sukses. E vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, sidomos lehtësimet kufitare, ndërtimi i mirëbesimit ndërmjet institucioneve dhe lidhjes infrastrukturore, kjo do të kontribuojë në lëvizshmërinë e  qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave.

Në takim u theksua se të dy qeveritë, ajo e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë punojnë me sukses në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri Zoran Zaev dje ishte në vizitë zyrtare në Tiranë me zëvendëskryetarin e Qeverisë i angazhuar për çështjet evropiane, Bujar Osmani, ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendësministrin e kulturës, Vladimir Lazovski.