Kryeministri Zaev me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së RMV-së dhe Odës së ndërmjetësve të RMV-së: Ndërmjetësimi zgjidh konteste, ndërton kulturën e së drejtës dhe ul konfliktin në shoqëri

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Oda e ndërmjetësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkruan Memorandumin për bashkëpunimin, me të cilin u përcaktuan parimet për aktivitete të ndërsjella në fushën e zgjidhjes alternative  të kontesteve me ndërmjetësim, si dhe për bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkëta për mbështetje, avancim, zbatim në praktikë, promovim, përforcim dhe zhvillim të ndërmjetësimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në emër të Qeverisë së RMV-së, Memorandumin e nënshkruan Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërkaq në emër të Odës së ndërmjetësve të Maqedonisë së Veriut, kryetari i tij Sllave Mladenovski,  i cili me këtë rast theksoi se Memorandumi është shprehje e fuqishme e mbështetjes së Qeverisë së RMV-së për ndërmjetësimin si mënyrë e zgjidhjes së kontesteve dhe se ajo për herë të parë është vendosur në dokumentin zyrtar të një rëndësie strategjike, siç është Strategjia për reforma në sistemin gjyqësorë.

Në aktin solemn të nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Odës së ndërmjetësve, fjalim mbajti Kryeministri Zaev të cilin ua përcjellim në tërësi:

“Sot me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Odës së ndërmjetësve vendosim edhe një pjesë shumë të rëndësishme në mozaikun e asaj që do të thotë sistem i strukturuar gjithëpërfshirës për zgjidhjen  e kontesteve.

Në një sistem të tillë, vend të rëndësishëm ka ndërmjetësimi si zgjidhje alternative në kontekste të caktuara si procedurë e parë dhe e përshtatshme për zgjidhjen e kontesteve ndërmjet dy palëve jashtë procedurës standarde gjyqësore.

Me ndërmjetësimin si procedurë për  zgjidhjen me kompromis të kontesteve, potencohet përgjegjësia shoqërore e palëve të cilët e pranojnë ndërmjetësimin profesional  dhe të cilët  e afirmojnë kontributin e tyre për përforcimin e parimit të sundimit të drejtës dhe qasjen  deri në drejtësi për të gjithë.

Palët    të cilët i pranojnë përfitimet e ndërmjetësimit si mënyrë për zgjidhjen e kontesteve, marrin pjesë edhe në arritjen e më tepër efekteve pozitive, siç janë, kursimi i mjeteve nga Buxheti, mënyra efikase e shpejtë dhe praktike e zgjidhjes së kontesteve, duke pasur kujdes  interesin e ndërsjellë të të dyja palëve në kontest.

Këto procedura janë kontribut i shkëlqyer edhe në ndërtimin e kulturës së të drejtës dhe ndërmjetësimit në uljen e konflikteve në shoqëri, nxitjen e bashkëpunimit afarist, si dhe në ruajtjen e vlerave morale për një shoqëri të shëndoshë dhe humane të qytetarëve, si bazë për një të ardhme më të mirë.

Lidhur me këto shkaqe, është kënaqësi që sot nënshkruajmë Memorandumin për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Odës së ndërmjetësve, si bazë për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e zgjidhjes alternative të kontesteve me ndërmjetësim, si dhe për bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkëta për mbështetje, avancim, zbatim në praktikë, promovim, përforcim dhe zhvillim i ndërmjetësimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vlerë shtesë e këtij Memorandumi për bashkëpunim është bashkëpunimi i përbashkët në realizimin e Strategjisë për reforma në sistemin gjyqësor. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi që na lidh vlera e shpërndarë,  se reforma në sistemin gjyqësor është prioritet kyç i Qeverisë të cilin e bazojmë në standardet evropiane dhe parimin e sundimit të së drejtës dhe qasje të barabartë deri te drejtësia për të gjitha subjektet në shoqërinë e vendit tonë.

Memorandumi na obligon për bashkëpunim në nxitjen e subjekteve juridike në zgjidhjen e ndërmjetësimit si procedurë , si dhe për t’i afirmuar anët e mira të ndërmjetësimit që të ndërtojmë kulturë të bashkëpunimit të ndërsjellë, për uljen e shkallës së  konfliktit ndërmjet qytetarëve, si dhe ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve juridike me edukim, sugjerim dhe rekomandim, se kontesti mund të jetë i zgjidhur në favor të palëve me procedurë të ndërmjetësimit.

Në fund, dua t’i urojë ekipet e Qeverisë dhe Odës së ndërmjetësimit për durimin dhe konstruktivitetin në bashkëpunimin gjatë përgatitjes së këtij dokumenti dhe të urojmë që së bashku shumë shpejt ti shënojmë si  pozitive rezultatet e këtij bashkëpunimi.

Si Kryetar i Qeverisë së RMV-së, i ftoj përfaqësuesit e institucioneve të administratës publike që të japin kontributin e tyre pozitiv për afirmimin e ndërmjetësimit si mënyrë për zgjidhjen e kontesteve ndërmjet personave juridik dhe qytetarëve me institucionet qeveritare.

Si shërbim i qytetarëve dhe biznesit, në vend të sistemit të gjyqësorit, atje ku është e mundur, t’i zgjidhim kontestet me ndërmjetësim dhe në këtë mënyrë të japim shembull dhe mbështetje këtij modeli për zgjidhjen e kontesteve.