Takim i Kryeministrit Zaev me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Petriçek: U shpreh pritja se avancimi politik dhe ekonomik i vendit tonë do të jetë i vlerësuar me marrjen e datës për fillimin e negociatave në qershor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u takua me Tomas Petriçek, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës të Çekisë.

Në takim u përshëndet arritja e Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat e hapura për NATO, rezultatet e shtetit tonë në planin ekonomik në periudhën e fundit dhe procesi reformues. U shpreh pritja se në muajin qershor do të vlerësohet progresi i RMV-së me fillimin e negociatave me BE-në.

Kryeministri Zaev tha se me politikat e dialogut në shtet, me ndërtimin e një të ardhme me fqinjët dhe inkurajimin e miqve nga Bashkësia Ndërkombëtare, rezultatet janë të pashmangshme.

“Kemi përshtatur një pjesë të madhe të legjislacionit të miratuar në procesin reformues dhe presim rrumbullakim në periudhën paraprake në reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, shërbimet e sigurisë, administratën publike me anë të bashkëpunimit të hapur me opozitën. Jemi të përgatitur si shtet të ecim përpara. Pas 14 vitesh nga marrja e statusit kandidat, në qershor presim datën për fillimin e negociatave me BE-në”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ai theksoi se ndryshimet pozitive në shtet në 20 muajt e fundit tregojnë rezultatet e para në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ekonominë, për sigurimin e të cilave është përqendruar Qeveria.

“Pas dy muajve nga arritja e Marrëveshjes së Prespës ka vetëm efekte pozitive. Dyfish u rritën investimet e huaja vetëm për një vit, ka rritje në PBB, nga gjendja negative që e hasëm, tani kemi ulje të papunësisë, rritje të pagave. E ardhmja euroatlantike e RMV-së do të thotë stabilitet dhe siguri për shtetin tonë dhe rajonin, por edhe zhvillim ekonomik” theksoi Kryeministri Zaev.

Në takim u konstatua se ekzistojnë marrëdhënie miqësore ndërmjet RMV-së dhe Republikës së Çekisë që mundësojnë intensifikimin e bashkëpunimit. Në këtë drejtim tani më është biseduar për vizitën e delegacionit të biznesit të Republikës të Çekisë në shtetin tonë. Kryeministri Zaev iu falënderua ministrit çek të Punëve të Jashtme Petriçek, për ndihmën financiare në fushën e sigurisë dhe përvojat e dhëna gjatë ballafaqimit me krizën e refugjatëve. Përveç kësaj Kryeministri Zaev, ministrit çek Patriçek i dorëzoi ftesë zyrtare për Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Andrej Babish për vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut.