Kontrolle të përforcuara dhe apel deri tek qytetarët për kujdes dhe paraqitje tek organet kompetente për zjarret e shkaktuara në vend

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më ashpër e dënon djegien e kallamishteve ose zjarrin në hapësirë të hapur që shkaktojnë zjarre, ndërsa njëherit dërgon apel se institucionet  rregullisht  i ndjekin të gjitha lokacionet në vend me qëllim që të parandalojnë zjarre të shkaktuara.

Potencojnë se personat të cilët do t’i zëmë  se si ndezin zjarr në hapësirë të hapur dhe të cilët shkaktojnë  zjarre  për shkak të djegies së kallamishteve, do të nënshtrohen në sanksione ligjore.

Njëherit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitin 2019, për zjarre të shkaktuara  janë dorëzuar  tetë padi penale për  tetë vepra penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” kundër tetë autorëve.

Inspektorati shtetëror për bujqësi dhe Inspektorati shtetëror  për pylltari dhe gjueti kryen kontrolle të përhershme në terren me qëllim të parandalimit të zjarreve të shkaktuara nga djegia e kallamishteve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgon apel deri te qytetarët të kenë kujdes  gjatë vizitave në vende të hapura ose gjatë aktiviteteve  të punës në pyje dhe lokacione tjera. Për shkak të rrezikut nga zjarret, veçanërisht  paralajmërohet  të mos digjen kallamishtet  ose zjarr në hapësirë të hapur  në vende të pasigurta,  sipërfaqe tjera,  të mos hidhen shishe, mbeturina dhe ambalazh tjetër e qelqit, të mos bëhet  djegia e mbeturinave dhe materialit tjetër të djegur  dhe të mos hidhet  mbetje të cigareve në hapësirë të hapur.

Për shkak të paraqitjes së zjarreve pyjore nga data 29 e këtij muaji u vendos ndalesë për lëvizje në pyll dhe toka pyjore nga ora 00:00 deri në orën 24:00. Ndalesa do të zgjasë deri në  shfuqizimin e tij. Kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet nacionale” dhe subjektet të cilat menaxhojnë  me  rajonet e mbrojtura nga të gjitha kategoritë (parqe nacionale, pyje, pyje me destinim special  përmendore të natyrës dhe ngjashëm). Për mosrespektimin e kësaj ndalese, personat fizik të cilët do të zihen duke qarkulluar në pyll dhe  tokën pyjore, sipas nenit 106  Ligji për pyje do t’u caktohet  gjobë prej 1.500  deri 2.000 euro në kundërvlerë në denarë.

Ndalesa nuk vlen për qarkullim  në park pyllin Vodno, Gazi Babë, si dhe për organizim të turneve të turistëve, Parqet nacionale dhe rajonet e mbrojtura  me destinim të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat do të  lejohen nga subjektet adekuate të cilat ekonomizojnë/menaxhojnë me pyjet, në shoqërim të përfaqësuesit  të të njëjtëve.

Njëkohësisht, i përkujtojmë qytetarët, përderisa vërejnë  vende të dyshimta të caktuara  në të cilat ka zjarr ose tym menjëherë t’i lajmërojnë shërbimet kompetente  në institucionin  më të afërt dhe të paraqiten në numrin e telefonit 195,  si numër për thirrje urgjente të Qendrës për Menaxhim me Krizat.  Njëherit i inkurajojnë të gjithë qytetarët të paraqesin persona të cilët djegin kallamishte dhe zjarr në vend të hapur në stacionet më të afërta policore ose në numrin e telefonit 192.