Sadulla Duraki

Pozita e punës: 
Zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive
Biografia: 

Sadulla Duraki i lindur më 21 Janar 1960 në Kumanovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Diplomoi në Fakultetin Teknik - Dega Makineri, në Universitetin e Prishtinës,  ku mori titullin inxhinier i makinerisë.

Përvojën e tij të punës e filloi në vitin 1995 si profesor në shkollën e mesme ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë, në të njëjtin vit ka ligjëruar edhe në shkollën e mesme teknike “Kiro Burnaz” në Kumanovë. Në vitin e 2000 emërohet Drejtor në Drejtorinë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe atë funksion e mban deri në vitin 2002. Në vitin 2002 emërohet zv. Drejtor në Drejtorinë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2004 emërohet Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave. Në vitin  2006 fitoi besimin e popullit, dhe u zgjodh deputet në Kuvendin e RMV. Në vitin 2008 emërohet Drejtor i Agjencionit për Zhvillim dhe Investime, ndërsa në zgjedhjet komunale të vitit 2009 zgjedhet kryetar i Komunës së Likovës, funksionin e kryetarit të Komunës së Likovës e rifiton edhe në vitin 2013. Në vitin 2017 emërohet Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimt Hapësinor.

Sadulla Duraki është i martuar dhe baba i një vajze. Flet gjuhë shqipe (gjuhë amtare), dhe pjesërisht gjuhë maqedone dhe gjuhë gjermane.