Renata Denkovska

Pozita e punës: 
Мinistre e Drejtësisë
Posta elektronike: 
cabinet@mjustice.gov.mk
Profili në Twitter: 
Biografia: 

Prof. Dr. Renata Deskoska lindi më 03 maj 1972 në Shkup, Maqedoni. Ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 1994 me një sukses mesatar 9.55.

Studimet pasuniversitare i kreu me një mesatare 10.00 dhe magjistraturën e kreu në temën “Llojet e Pushtetit Ekzekutiv” në vitin 1997, në Fakultetin Juridik të Shkupit.

Doktoroi në Fakultetin Juridik në Lubjanë në vitin 2002 me temën “Konstitucionalizmi, kushtetuta dhe të drejtat e njeriut, me studime të rasteve nga Republika e Sllovenisë dhe Republika e Maqedonisë”, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Juridike.

Nga viti 1995 deri në vitin 1998 ajo ishte një demonstruese në Fakultetin Juridik - Shkup dhe në vitin 1999 u punësua si asistente në të njëjtin Fakultet, ku në vitin 2012 u zgjodh profesoreshë me orar të plotë në fushën shkencore të së Drejtës Kushtetuese dhe Sistemit Politik.

Në vitin 2014 dhe 2016 ajo u zgjodh deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në periudhën prej vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, Deskoska kryen funksionin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga shtatori, dhe shefi i delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Që nga shtatori 2015, si anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është anëtare e Komisionit ad-hoc e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Bullgari në vitin 2017, dhe anëtare e Komitetit ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale në Serbi në vitin 2017.

Në vitin 2012, me propozimin e Komisionit të Venecias, Prof. Dr. Renata Deskoska është zgjedhur anëtare e Panelit Këshillëdhënës të ODIHR-it për Ekspertët për Lirinë e Fesë së OHDIR-it(ODIHR Advisory  Panelof Expertson Freedomof Religiono rBelief).

Në periudhën prej vitit 2008 dhe 2009 ajo është këshilltare për zgjedhjet e UNDP-së, dhe në vitet 2003-2004 ajo është këshilltare e DIFID-it.

Me përvojën e saj profesionale, Deskoska gjithashtu është një eksperte vendore mbi “Kornizën ligjore dhe institucionale për dialogun ndëretnik” (2009), anëtare e grupit të punues për përgatitjen e “Strategjisë kombëtare për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian” (2003) , këshilltare për Çështjet Kushtetuese dhe Ligjore në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë (nga viti 2004 deri në vitin 2009), dhe anëtare e Komisionit ad-hoc për shqyrtimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit 2012.

Ajo mori pjesë në rreth 40 konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe seminare. Ajo ka botuar 38 punime në anglisht, 14 punime në gjuhën maqedonase dhe ka marrë pjesë në më shumë se 35 projekte vendore dhe të huaja.