Damjan Mançevski

Pozita e punës: 
Мinistër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës
Posta elektronike: 
contact@mioa.gov.mk
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Biografia: 

Z. Mançevski ka më shumë se dhjetë vjet përvojë pune në fushën e TIK-ut, si menaxher dhe drejtor ekzekutiv i disa kompanive. Ndërmjet viteve 2005 dhe 2006 punoi si inxhinier i radio-frekuencave në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE).

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2016.

Vizioni i tij si ministër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës është të punojë me kompanitë e TIK-ut për të krijuar zgjidhje të reja për forcimin e efikasitetit të politikave dhe futjen e proceseve të reja teknologjike për të rritur produktivitetin, duke e bërë Maqedoninë si shembull për vendet në rajon në drejtim të transformimi digjital. Së bashku me ekipin e tij, z. Mançevski do të punojë për të krijuar një administratë publike të përgjegjshme dhe transparente që punon në shërbim të qytetarëve, duke rivendosur sistemin meritor  dhe duke forcuar programet për aftësimin profesional të zyrtarëve. Reformat e Administratës Publike (RAP) do të zbatohen në një proces të hapur konsultativ me shoqërinë civile, sindikatat, odat dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm.

Z. Mançevski ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në programin studimor “Inxhinieri Elektrike dhe Telekomunikime”. Në vitin 2009 ai ishte një bursist Chevening në Universitetin e Birmingham-it në Britani të Madhe, ku edhe mori certifikatë të studimeve pasuniversitare. Në vitin 2003 ai mori pjesë në një program të Departamentit të Shtetit të ShBA-së“Udhëheqësit e ri evropian dhe politikat e SHBA-së për çështjet aktuale politike, ekonomike dhe sociale”, ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2004 ka marrë pjesë në “Shkollën për politikanët e ardhshëm”, e organizuar nga Fondacioni Friedrih Ebert dhe Alfred Mozer.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe/kroate.