Nikolla Dimitrov

Pozita e punës: 
Ministër i Punëve të Jashtme
Posta elektronike: 
cabinet@mfa.gov.mk
Faqja e Facebook: 
Profili në Twitter: 
Biografia: 

Nikolla Dimitrov si Ministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, vjen nga pozita e një eksperti të jashtëm në Qendrën Ndërkombëtare për Bashkëpunim Juridik, Hagë, Mbretëria e Holandës.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ai është anëtar i shquar i Institutit të Drejtësisë Globale të Hagës, ndërsa nga viti 2011 ka qenë anëtar i Gjykatës së Përhershme për Arbitrazh në Hagë.

Nga viti 2009 deri në vitin 2014 është Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Holandës, Hagë, dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike.

Nga viti 2008 deri në vitin 2011, është përfaqësuesi Republikës së Maqedonisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (Aplikimi i Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995), nga viti 2007 deri në vitin 2008 ishte i Dërguar i Posaçëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për integrimin evropian dhe euroatlantik në Bruksel, në Mbretërinë e Belgjikës.

Në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2009, ka qenë koordinator kombëtar për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. Ministri Dimitrov nga viti 2003 deri në vitin 2008 ishte i Dërguar i Posaçëm i Republikës së Maqedonisë në bisedimet për tejkalimin e mosmarrëveshjes së emrit me Republikën e Greqisë, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe nga viti 2001 deri në vitin 2006, Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë në Uashington, ShBA.

Nga viti 2000 deri në vitin 2001 ai ishte Këshilltar i Sigurimit Kombëtar të Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Në vitin 2000, ai ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë dhe prej vitit 1996 deri në vitin 2000 ishte bashkëpunëtor në Departamentin e të Drejtave të Njeriut në Drejtorinë e Marrëdhënieve Multilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.

Nikolla Dimitrov është doktor i Institutit për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Në vitin 1998 u bë magjistër i Shkencave Juridike në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 1996  diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku u zgjodh si student i gjeneratës dhe mori çmimin “26 Korriku” të Fondacionit “Frank Maning”.

Nga viti 2016 ai ka qenë anëtar i Bordit Këshillimor, EVROTINK- Qendra për Strategjitë Evropiane, ndërsa nga viti 2015 është anëtar i Ballkanit në Evropë, Grupit Këshillues për Politika, Fondit Evropian për Ballkanin dhe Qendrës për Studime të UEJL-së në Universitetin e Gracit. Ai ishte anëtar i Bordit Drejtues të Fondacioni për Arsimim të Integruar në Shkup.

Në vitin 2012 ai mori certifikatë të trajnimit profesional “Xhon F. Kenedi” në Fakultetin e Administrimit të Universitetit të Harvardit nën programin “Liderët në UEJL”. Nga viti 1999 ai ka shkruar shumë botime, analiza dhe kolumna në mediat vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 1996 deri në vitin 2001 ai është demonstrator  i së Drejtës Ndërkombëtare dhe së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 është Sekretar i Arsimit në Unionin Studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.