Transparenca dhe mënyra e shprehjes publike japin rezultate : Maqedonia e Veriut për 14 vende më para në listën e lirisë së mediave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përshëndet avancimin e vendit në listën e mediave të lira të cilën çdo vit e bën organizata “Reporterë pa Kufij”.

Përparimi në vitin 2019 për 14 vende në rang listën “Reporterë pa Kufij” për gjendjen e lirisë së mediave në bazë të të dhënave për vitin 2018 është i rëndësishëm dhe e vendos vendin tonë në pozitën e 95, për dallim  nga viti i kaluar kur ishim në pozitën e 109.

Pas stagnimit dhe rënies në listën e lirisë së mediave para vitit 2017, ky përparim është tregues i sigurt se masat dhe aktivitetet e ndërmarra në pjesën e konceptit për Qeveri të hapur, me anë të përmirësimit të shkallës së transparencës dhe nëpërmjet demokratizimit të ambientit mediatik jep rezultatet e nevojshme.

Në drejtim të përmirësimit të lirisë së mediave, me propozim të Qeverisë së RMV-së, u ndryshua edhe neni 1 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me 5 shkurt të vitit 2019, me çka do të mënjanohet detyrimi që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të bëjë mbikëqyrjen e mediave elektronike (portaleve) në kohën e proceseve zgjedhore, që paraqet zgjidhje pozitive në lidhje me treguesit në raport.

Jemi të bindur se situata do të ishte edhe më e mirë në rast se opozita nuk do të pengonte miratimin e ndryshimeve të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, i cili për shkak të pengesave me vonesë kaloi në Kuvendin e RMV-së,  gjatë muajit shkurt të këtij viti. Për sjellën e opozitës tregon edhe raporti narrativ  “Reporterë pa Kufij”, në të cilin gjithashtu u konstatua se RTVM vazhdon tu “shërbejë interesave të ish-partisë në pushtet”, që çon në përfundim, se servisi publik patjetër duhet të lirohet nga çdo ndikim partiak-politik.

Qeveria e RMV-së mbetet e përkushtuar në qëndrimin se mediat e lira janë shtyllë e demokracisë dhe se koncepti për një Qeveri të hapur është gjithëpërfshirës vetëm me përparimin e mediave të lira. Për këtë, Qeveria shprehë gatishmëri të plot për bashkëpunim me të gjithë pjesëmarrësit me qëllim të largimit të mungesave në dobi të shprehjes së lirë në hapësirat mediatike.