Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e pranoi Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në takim, Kryeministri Zaev uroi për marrjen e funksionit dhe i uroi punë të suksesshme presidentit Pendarovski.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet aktuale në shtet dhe për bashkëpunimin e ardhshëm midis të dyja institucioneve. Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Zaev janë angazhuar për bashkëpunim konkret dhe thelbësor midis Presidentit dhe Qeverisë me qëllim të sigurimit të progresit të përgjithshëm të vendit dhe realizimit të qëllimeve strategjike – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Presidenti dhe kryeministri kanë theksuar nevojën për qasje të harmonizuar dhe të përbashkët në planin ndërkombëtar dhe intensifikimin e proceseve reformuese në shtet me qëllim të realizimit të perspektivave evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.