Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovskin, i cili në këtë takim mori pjesë si anëtar i Klubit të Podgoricës të ish-presidentëve të shteteve dhe shefave të qeverive të vendeve të rajonit.
Gjatë takimit, ish-Presidenti i shtetit Cërvenkovski e informoi Kryeministrin Zaev për nismën që Klubi i Podgoricës të organizoj konferencë rajonale në Shkup, me temë "Zgjerimi i BE-së në udhëkryq", në fillim të muajit qershor të këtij viti.
Qëllimi i kësaj konference, siç theksoi zoti Cërvenkovski në këtë takim, është që të inkurajojë dhe të sigurojë mbështetje për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me një deklaratë e cila nga konferenca do t'u dërgohet udhëheqësve të Bashkimit Evropian, duke treguar pasojat negative në nivel kombëtar dhe rajonal, që do të lindin nga shtyrja eventuale e këtij procesi.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pranoi ftesën për të mbështetur konferencën dhe për të qenë nikoqir në pritjen, që do të mbahet me këtë rast për pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje.