Mbrojtja sociale

Qëllimi kryesor i Qeverisë në sferën e politikës sociale është që deri në vitin në 2020 shkalla e varfërisë të ulet nën 16%. Në sferën e politikës sociale do të inkorporohen masa që do të nxjerrin shfrytëzuesit nga varfëria, veçanërisht do t’i kushtohet vëmendje sigurimit të transparencës së këtij sistemi.

Qeveria do të vendos një rrjet funksional të institucioneve për mbrojtje sociale, të afërt me qytetarët dhe adekuate për nevojat e tyre, ku një pjesë e kompetencave do të transferohet edhe te vetëqeverisja lokale, e cila është më e afërt me ta dhe më shpejtë përshtatet me nevojat e tyre.

Rrjeti do të përfshijë shërbime sociale për përkrahjen dhe kujdes të veçantë për personat e moshuar, qendrave për kujdes dhe inkuadrim, qendrave për personat me  nevoja të veçante, bashkësive për strehimin e personave me nevoja të veçanta edhe pas moshës 26 vjeç,‘shërbime për mbrojtje nga dhuna në bazë gjinore,  si dhe shërbime për mbrojtje të grupeve tjera të qytetarëve që kanë nevojë, e që ballafaqohen me ndonjë rrezik social.

Qeveria do të vendos sistemin e tetë agjencive rajonale për pagesën e të drejtave materiale të sistemit për mbrojtje sociale. Njëherë, do të inkorporohet parimi i punëtorit social të familjes, i afërt me qytetarët që do të punojë për parandalimin e intervenimit. Numri i familjeve të përfshira nga ana e çdo punëtori social do të parashihet sipas standardeve dhe normativave që për herë të parë garantojnë kualitet të punës sociale në Maqedoni, si për qytetarët, ashtu edhe për punëtorët profesional.

Qeveria do të ofrojë zgjidhje për problemin e punëtorëve të falimentuar dhe do të sigurojë kompensim në para për të gjitha kategoritë e punëtorëve të falimentuar që kanë së paku nga 15 vjet stazh dhe moshë prej 52 vjeç  për gratë dhe 55 vjeç për burrat.

Qeveria do të propozojë uljen e kompensimit të përmbaruesve dhe borxhlinjve, të cilët janë raste sociale kurse përmbarimi do të jetë edhe pa pagesën e tarifës së përmbaruesit. Do të futen edhe kufizime sipas të cilave taksat dhe shpenzimet gjyqësore nuk do të mund të jenë më të larta se 20% nga kontesti, kurse normat e interesit kumulative nuk guxon të jetë më i lartë se shuma e kryegjësë, për të gjitha familjet, që kanë të hyra mesatare mujore më pak se një pagë mesatare.

Në sferën e politikës sociale Qeveria do të zbatojë edhe këto masa dhe aktivitete:

Inkorporimin e Programit për të hyra minimale adekuate. 

Inkorporimin e kartelës sociale - debitore - Solidariteti. 

Ndryshime ligjore me qëllim të vendosjes të së drejtës për shfrytëzim, e jo për pronësi, të banesave sociale. Banesat sociale do të rriten në bashkësi kolektive banesore që do të menaxhohen nga vetëqeverisja lokale. Të drejtë për shfrytëzim do të kenë edhe qytetarët të cilët janë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe qytetarë me të hyra të ulëta, si dhe të rinjtë dhe çiftet, por edhe persona me pengesa që nuk posedojnë pronë tjetër. 

Hapja e bujtinave dhe punkteve për ushqim për të pastrehët, në bashkëpunim me shoqatat nacionale dhe lokale të qytetarëve me të gjitha komunat ku ka nevojë. 

Në drejtim të sistemit pensional, Qeveria do ta stabilizojë Fondin për Sigurim Pensional dhe invalidor si dhe do të garantojë pagesë të rregullt dhe të qëndrueshme të pensioneve. Harmonizimi i pensioneve do të bëhet dy herë në vit, kurse do të futet mundësia për pensionim të parakohshëm deri në maksimum 5 vjet para realizimit të së drejtës për pension, me një zvogëlim proporcional të kompensimit për pension.

Qeveria do të veprojë me propozim për futje të pensionit social shtetëror për çdo person prej mbi 65 vjeç, i cili në 20 vitet e fundit ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe që nuk ka realizuar të drejtën e pensionit të pleqërisë.

Do të modernizohen shërbimet shëndetësore si dhe ato për përkujdesjen e personave të moshuar dhe të sëmurë, në drejtim të përmirësimit të qasjes së tyre, në pajtim me kërkesat dhe nevojat e tyre konkrete si për gratë ashtu edhe për burrat. Do të vendosim subvencionimin e strehimit në azilet e pleqve për pensionistët me të hyra të vogla pa përkrahje të familjes si dhe ata pa ndonjë pronë.

Qeveria do të iniciojë krijimin e bashkësive të pensionistëve, duke bërë një strehim të organizuar të personave të moshuar, në lagje ku banimi do të sigurohet me çmime më të volitshme, me shërbime mjekësore në dispozicion, me oferta të volitshme të prodhimeve ushqimore.

Qeveria do të përkrah familjet me nga një prind duke mundësuar orar fleksibil të punës për prindin si dhe lirim nga një pjesë e obligimeve publike (taksë, transport publik, kompensim për çerdhe) të familjeve me nga një prind, që kanë pagë më të ulët se paga mesatare. Do të krijohet Fond shtetëror për pagesën e kujdesit ligjor për fëmijët. Në rast se prindi nuk e paguan kujdesin në kohë, Fondi do të paguaj mjetet të cilat më pas do t'i inkasojë nga mospaguesi. Me këtë, do të garantohet pagesë në kohë e të gjithë kujdesit ligjor nga ana e prindërve ndaj fëmijëve të tyre.

Në mënyrë shtesë, do të ofrohen shërbime falas për familjet me nga një prind me të hyra nën mesataren, në nivel lokal për përkrahjen gjatë funksionimit të përditshëm të këtyre qytetarëve.

Qeveria do të vendos një program për përkrahje individuale të fëmijëve nga familjet që janë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe fëmijëve me të hyra të ulëta, si përkrahje e familjeve që janë me rrezik të madh. Gjithashtu, do të sigurohet një rrjet i familjeve për kujdes profesional, të cilëve u rregullohet marrëdhënia e punës në marrëveshje me shtetin.

Do të promovohen shtëpi të vogla rajonale në grupe, për fëmijët me rrezik social që nuk lejon familje për përkujdesje. Intervenimet dhe trajtimi do të jenë në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve dhe shkathtësive të fëmijës përmes qasjes së veçantë për përfshirje të serishme në shoqëri.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta përmirësojë sistemin e mbrojtjes së personave me nevoja të veçanta, e tërë kjo në konsultim me organizatat joqeveritare dhe ato profesionale. Mes tjerash, ajo do të nënkuptojë:

Rritjen e shumës së mjeteve për mbrojtjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta për 50% gjatë periudhës së mandatit. 

Sigurimi i së drejtës për shtojca të veçanta deri në 26 vjeç me automatizëm të kalojë në një të drejtë dhe kujdes nga ndonjë person tjetër, e cila edhe pse është paraparë me Ligjin për mbrojtje sociale, nuk ka funksionuar në praktikë. 

Personat që shfrytëzojnë asistencë të veçantë financiare pas arritjes së moshës 18 vjeçare do të fitojnë mundësinë që të realizojnë edhe të drejtën për ndihmë të përhershme financiare. 

Shpenzimi i parave nga fondi i veçantë për punësimin e personave me nevoja të veçanta në APRM do të jetë transparent dhe publik. 

Riorganizimi i qendrave ditore për personat me pengesa. Do të përpilohen norma të definuar qartë për llojin e grupeve sipas kategorisë së përfshirjes, sipas moshës, sipas numrit që duhet ta ketë një grup. Do të miratohen edhe plane dhe programe të veçanta për aktivitetet e grupeve në Qendrat ditore, sipas kategorive dhe sferave të përpunimit të programeve. Do të miratohen edhe norma për kuadër të domosdoshëm profesional që do të punojë në Qendrat ditore, si dhe për resurset e nevojshme teknike. 

Me ligj do të garantohet përfshirja  e edukatorit special në çdo çerdhe dhe shkollë ku ka fëmijë me aftësi të veçanta, me qëllim të përkrahjes adekuate të fëmijëve dhe familjeve. 

Refundim në kohë i kontributeve për sigurim pensional dhe shëndetësor në bazë të punësimit të shoqatave për mbrojtje. 

Respektimi i kuotave për punësimin e personave me nevoja të veçanta në administratën publike, duke vlerësuar mendimet personale të dhëna nga qendrat për punë sociale, për prioritet gjatë punësimit. 

Komisioni mjekësor do të vizitojë në shtëpi personat të cilëve duhet t’u sigurohet shtesë për mobilitet, verbëri dhe shurdhim, e që veç më kanë diagnozë të konstatuar. 

Sigurimi i së drejtës për asistencë financiare edhe për personat me vështirësi më të mëdha intelektuale. 

Krijimi i një sistemi për vlerësimin e nevojave specifike (kategorizim) i fëmijëve me pengesa në bazë të Klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit. Modeli do të ketë për qëllim që në aspekt funksional të përcaktojë karakteristikat specifike të fëmijëve me nevoja të veçanta, por jo sipas asaj që nuk munden ta bëjnë, por sipas aftësive të tyre të tjera, respektivisht sipas asaj që ata mund ta bëjnë (vlerësim funksional). 

Me ndryshime ligjore do të sigurohet që orari i shkurtuar i punës për prindërit e fëmijëve me pengesa, të vazhdohet edhe pasi të kenë mbushur 26 vjeç. 

Hapja e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve të cilat do t'i përfshijnë fëmijët e moshës së hershme, menjëherë pas lindjes, që si funksion themelor do ta kenë zhvillimin e aftësive të fëmijëve me ndonjë lloj vështirësi të veçantë (paralizë cerebrale, autizëm, etj.). 

Qeveria do të financojë hapjen e bujtinave dhe punkteve për ushqim për të pastrehët, në bashkëpunim me shoqatat nacionale dhe lokale të qytetarëve, në të gjitha komunat ku ka nevojë. Do të përpilohet një ligj, sipas modelit të Francës, i cili do të mundësojë dhurimin e ushqimit nga ana e supermarketëve, restoranteve, prodhuesve dhe distributorëve.