Vetëqeverisje lokale dhe zhvillim i barabartë rajonal

Maqedonia është ende një prej shteteve më të centralizuara në aspektin fiskal në Evropë, ku pjesa dërmuese e komunat nuk kanë mjaftueshëm mjete financiare për realizimin e suksesshëm të kompetencave ligjore dhe të sigurojnë shërbime cilësore për qytetarët. Në mënyrë plotësuese, Republika e Maqedonisë është shtet i zhvilluar në mënyrë jashtëzakonisht të pabarabartë.

Dallimet në shkallën e zhvillimit mes komunave urbane dhe atyre rurale janë të mëdha, si dhe mes Qytetit të Shkupit dhe pjesës tjetër të Maqedonisë. Numër i madh i komunave nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet rrjedhëse për shembull, për transport të nxënësve dhe për ngrohje të objekteve shkollore. Jeta në fshatrat dhe komunat më të vogla është shumë e rëndë, për shkak se numër i madh i njerëzve, veçanërisht të rinjtë, shpërngulen në qendrat urbane ose jashtë shtetit.

Qeveria do të ushtrojë politikë të rritjes së kapaciteteve të komunave por edhe të transparencës dhe llogaridhënies së tyre. Qëllimi është përafrim më i madh i pushtetit me qytetarët, mirëpo edhe përmirësim të shërbimeve dhe cilësi të zmadhuar të jetës në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Decentralizimi i pushtetit mbetet prioriteti jonë kryesor. Të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh nëse jetojnë në qytet ose fshat, kanë të drejtë për arsim cilësor dhe mbrojtje shëndetësore, ujë të pastër, mjedis të shëndoshë jetësor, jetë të sigurt dhe të qetë. Nisemi nga fakti se nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e vetëqeverisjes lokale për zhvillimin e shtetit dhe nuk ka demokraci pa vetëqeverisje lokale të zhvilluar. Komunave u transferojmë kompetenca të reja dhe shumë më tepër mjete financiare për zbatimin e suksesshëm të kompetencave të transferuara dhe për sigurimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Qeveria financiarisht do të stimulojë hapjen e qendrave për shërbime ku qytetarët do të mund t’i marrin të gjitha shërbimet realizojnë në një vend, shpejtë, me cilësi dhe lirë.

Qeveria do të ushtrojë politikë me të cilën do të eliminohet ndikim subjektiv dhe partiak në bazë të ndarjes së financave publike në vend. Do të sigurojmë mënyrë transparente, të drejtë dhe objektive për ndarjen e bllok-dotacioneve dhe atyre kapitale. Për shkak të gjendjeve katastrofike në këtë sferë, dotacionet kapitale do t'i integrojmë në një sistem, me disa nënsisteme. Do t'i zmadhojmë mjetet dhe do të sigurojmë ndarje transparente dhe të drejtë sipas kritereve objektive.

Qeveria do t’i instalojë praktikat më pozitive evropiane dhe do t'i zmadhojë mjetet vjetore për zhvillim të barabartë rajonal prej rreth 4 milion në 70 milion euro, me qëllim të stimulohet zhvillimi ekonomik lokal dhe të reduktohen dallimet rajonale. Ministria për vetëqeverisje lokale do të jetë e angazhuar për përcjelljen e vendimeve qeveritare për investime dhe do të jep mendim nga aspekti i zhvillimit të barabartë ekonomik. Njëkohësisht, do të nxitet autonomi më e madhe e Këshillave të rajoneve në vendimmarrje për plane urbanistike, fuqizim të kapaciteteve administrative dhe financiare të Qendrave për zhvillim rajonal (sigurim të statusit të punonjësve shtetëror të punësuar në qendrat dhe mbulim i plotë i shpenzimeve operative nga buxheti qendror).

Për sigurim të shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh vendbanimin e tyre, do të ndërtojmë sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazim të komunave në bashkëpunim të ngushtë me BNJVL. Qëllimi është të sigurohen më tepër mjete financiare për komunat më të vogla dhe të varfra të cilat vazhdimisht, në bazë të indikatorëve real, kanë kapacitet të ulët tatimor, kurse nevoja të larta financiare.

Qeveria do të formojë Fond për mbështetje të projekteve të komunave, të cilat do të financohen nga IPA dhe programe tjera të BE-së. Fondi do të sigurojë mjete të vazhdueshme dhe të sigurta financiare për projekte kapitale infrastrukturore sikur sisteme të ujësjellësit, ndërtim dhe rikonstruktim të rrugëve urbane dhe lokale, fabrika rajonale për trajtim të hedhurinave të forta komunale, sisteme kanalizimi dhe kolektorë, pika pastrimi për ujërat e zeza fekale, për gazifikim të komunave, për ndriçim publik, parqe, rregullim të shtretërve lumor etj.

Qeveria do të nis proces me të cilin do të stimulojmë, por edhe do t’i obligojmë komunat të përpunojnë plane urbanistike për të gjitha vendbanimet. Realizimi do të jetë në dy faza, në të parën do të përfshihen vendbanime me mbi 1000 banorë, kurse në tjetrin edhe ato vendbanime janë me më pak se 1000 banorë. Për këto vendbanime do të duhet të përpunohen edhe plane zhvillimore ekonomike, si bazë për zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve. Sipas praktikave pozitive evropiane, planet urbanistike do të kenë afat më të gjatë të validitetit, kurse planet zhvillimore të komunave do të vlejnë prej 4 deri 6 vite.

Qeveria do të thjeshtësojë dhe ul çmimin e procedurës për marrje të lejes për ndërtim. Në mjediset më të vogla dhe rurale drejtpërdrejtë do të stimulojmë ndërtimin e objekteve për banim dhe ekonomizim. Në këto mjedise konsiderueshëm do të reduktojmë çmimin e tokës ndërtimore dhe tërësisht do të subvencionojmë rregullimin e tokës ndërtimore. Për çiftet e reja martesore dhe ato familje të cilat nuk kanë shtëpinë e tyre do të instalojmë masa për stimulimin e ndërtimit të objekteve për banim. Me këtë do të ndalim shpërnguljen e të rinjve dhe do të krijojmë kushte reale për kthim të jetës në këto mjedise.

Qeveria do të sigurojë përkrahje buxhetore me të cilën deri në fund të periudhës së mandatit do të zëvendësohen të gjitha gypat e ujësjellësve prej azbesti-çimentos dhe të gjitha sipërfaqet e çative të institucioneve publike në kompetencë të vetëqeverisjes lokale. Në të gjitha objektet publike, në kompetencë të vetëqeverisjes lokale do të vendosen fasada për termoizolim, me çka do të kursehen shumë mjete për ngrohje, do të reduktohet prerja e drurëve dhe do të përmirësohen kushtet për qëndrim dhe punë.

Qeveria do të iniciojë reforma në sektorin komunal për t’u përmirësuar cilësia e shërbimeve dhe të rritet produktiviteti. Nëpërmjet transformimeve dhe me forma tjera të organizimit, do të ndërtojmë objekte të reja komunale dhe do t'i rinovojmë ato ekzistuese. Do të vendosim ekuilibër mes biznes-operacioneve profitabile, nga njëra anë dhe në anën tjetër sigurim të shërbimeve të lira, të sigurta, cilësore dhe në dispozicion për qytetarët, nga ana tjetër. 

Qeveria do të propozojë instalim të avokatëve të popullit në nivel komunal për mbrojtje më të mirë të të drejtave të qytetarëve, të dëmtuar nga vetëqeverisja lokale.