Kryeministri Zaev në hapjen solemne të fabrikës së re për përpunimin e mishit dhe produkteve të mishit të kompanisë “Tiamo”: Vetëm për dy vite, RMV-ja u bë lider në shfrytëzimin e fondeve evropiane IPARD

Sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti fjalim në hapjen solemne të fabrikës së re për përpunimin e mishit dhe produkteve të mishit të kompanisë “Tiamo”.

Përveç Kryeministrit Zaev, fjalim mbajtën edhe Hajrun Sulejmani, pronar i kompanisë “Tiamo”, Blerim Bexheti, kryetar i Komunës Saraj, si dhe Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit, të cilët e potencuan rëndësinë e zgjerimit të investimeve të këtilla në industrinë e përpunimit të mishit, duke siguruar furnizim të rregullt të tregut me prodhime më cilësore të mishit

Në vazhdim të kësaj kumtese, ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Zaev:

“Kam kënaqësi të veçantë të jem pjesë e kësaj ngjarjeje bashkë me të gjithë ju, që të jemi pjesë e solemnitetit të brendit të mirënjohur “Tiamo”, i cili paraqet një nga brendet më të njohura lokale me traditë mbresëlënëse.

Me fabrikën e re, ky brend i mirënjohur zgjeron kapacitetin e prodhimtarisë në industrinë e përpunimit të mishit, duke përdorur metodat dhe sistemet më bashkëkohore. Kompania e vazhdon traditën e suksesshme me investime në teknologjinë bashkëkohore për përpunimin e mishit, me qëllim të sigurimit të stabilitetit afatgjatë në këtë sektor.

Kompania “Tiamo” është edhe një shembull i suksesshëm se si me ndihmën e masave nga programi IPARD II, mund të modernizohet prodhimtaria.

Instrumenti për ndihmën para aderuese për zhvillim rural –Programi IPARD II 2014-2020, për vendin tonë paraqet qasje drejt fondeve të Bashkimit Evropian me qëllim të mbështetjes financiare për bujqësi të qëndrueshme dhe zhvillim rural.

Fokusi i programit është zbatimi i legjislacionit të BE-së në raport me politikën e përbashkët bujqësore dhe politikat për bujqësi të qëndrueshme konkurrente, bashkësi (mjedise) rurale të forta dhe të qëndrueshme dhe mjedis jetësor të llojllojshëm dhe të qëndrueshëm.

Kjo kompani është shembull i shkëlqyer për përfitimet nga kjo Program dhe për mbështetjen të cilën BE-ja na e ofron gjatë rrugës tonë drejt integrimit evropian.

“Tiamo” përgatiti projekt të mirë dhe konkurroi për masën “Investime në mjete fizike për përpunimin dhe marketingun e prodhimeve bujqësore dhe të peshkut” nga IPARD II, për furnizimin e makinave për përpunimin e mishit.

Projekti i mirë është shpërblyer, me anë të bashkëfinancimit me 28 milionë denarë.

Veçanërisht në gëzon që bëhet fjalë për investime në industrinë në industrinë e mishit, sepse qëllimi ynë si Qeveri është të bëjmë më konkurruese

Si vegël e rëndësishme në industrinë e përgjithshme të përpunimit të sektorit të bujqësisë, Qeveria e RMV-së, nëpërmjet një varg masash nga Programi i ri për zhvillim rural dhe masat e Programit evropian IPARD II, vë theks të fuqishëm në këtë industri si degë e cila ka potencial për rritje dhe mund të jep nxitje të fuqishme të rritjes së përgjithshme të ekonomisë sonë.

Shfrytëzimi efikas i fondeve nga Programi IPARD është prioritet i ynë kryesor, për shkak se investimi i këtyre mjeteve do të thotë modernizim dhe rritje të konkurrencës së bujqësisë së Maqedonisë së Veriut.