Kryeministri Zaev: Bisedat e publikuara nga ana e mashtruesve janë mjete dhe taktika për diskreditim medial dhe për dëmtimin e interesave tona strategjike, siç është anëtarësimi në NATO

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti konferencë për shtyp në lidhje me bisedat e publikuara me “komikët” rus, duke informuar se në një pjesë të bisedave të publikuara telefonike janë bërë intervenime serioze dhe janë vënë në kontekst që nuk është autentik, me që nxirren konkluzione të pavërteta.

 

“Në interes të vëmendjes së publikut për temën që nga mëngjesi është me rëndësi të veçantë dhe në interes të së vërtetës së plotë, jam i detyruar të t’ju informoj se, për fat të keq edhe unë u bëra një nga ata që në disa vite të kaluara janë mashtruar nga një strukturë e organizuar mirë. Këto janë struktura që nxjerrin përfitime nga forma tjera, mjetet  dhe taktikat për diskreditim medial dhe ndikim medial, zakonisht të drejtuara kundër individëve dhe vendeve me aspiratat euroatlantike”, tha kryeministri Zaev, duke shtuar se kjo është një nga përpjekjet për dëmtim të drejtpërdrejtë të interesave tona strategjike për të përfunduar procesin për anëtarësimin tonë në NATO.

 

Kryeministri Zaev theksoi se bëhet fjalë për struktura të organizuara mirë për përhapjen e ndikimeve në interes të palëve të treta dhe se bëhet fjalë për manipulime që vijnë nga media propaganduese me orientime të theksuara anti-NATO dhe në vendin tonë të parët i transmetojnë kanalet mediatike që në përditshmëri përhapin gënjeshtra, propagandë anti NATO dhe dezinformata.

 

“Në këtë rast, qëllimi i një diskreditimi politik të tillë jam unë. Por, nuk jam i vetëm”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar më tepër politikanë dhe figura politike, ndër ato edhe presidentin francez Emanuel Makron, ish ministrin e punëve të jashtme të Britanisë, Boris Xhonson, ish presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si deh presidentin turk, Rexhep Taip  Erdogan, të cilët në mënyrë të njëjtë mashtruesit e njëjtë, arritën në mënyrë mashtruese t’ju imponojnë biseda telefonike mashtruese.

“Në një pjesë të bisedave telefonike të publikuara janë bërë intervenime serioze dhe janë vendosur në kontekst i cili nuk është autentik, për shkak të së cilës janë nxjerrë konkluzione të pavërteta. E tillë është pjesa për çështjen e Kishës Ortodokse Maqedonase. Kjo është pjesë e bisedës ku është bërë intervenim. Aty unë vetëm flas për përcaktimin tim që Kisha Ortodokse Maqedonase  të marrë autoqefalin. Pjesët tjera të  bisedave të publikuara vetëm i konfirmojnë qëndrimet të cilat i përfaqësoj në publik vazhdimisht kur bëhet fjalë për interesat e vendit tonë. Këto biseda e tregojnë angazhimin dhe përkushtimin tim për qëllimet strategjike të shtetit tonë,” shtoi Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri Zaev informoi se në disa pjesë të bisedave dëgjohen qëndrimet e tij të qarta kundër ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të popullsisë  në ruajtjen e paqes në Ballkan dhe kundër rrezikut për luftëra të reja në Ballkan.

 

“Në disa pjesë të bisedave telefonike,” shtoi Kryeministri Zaev, “konfirmohet besimi im në marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe mund të dëgjohen përpjekjet e mia për garancinë e identitetit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe termin maqedonas, si identitetin tonë të garantuar nga Marrëveshja me Greqinë, me të cilën u zgjidh mosmarrëveshja tre-dekadëshe me emrin.”

 

“Ky është alarm i ri për ne dhe për tërë botën demokratike, që kërkon nevojën për një luftë gjithëpërfshirëse dhe të organizuar kundër lajmeve të rrejshme dhe manipulimeve. Ajo që mund ta them është se  jam viktimë e sinqeritetit tim dhe hapjes që kam për të gjithë. Unë jam në linjë vazhdimisht të hapur me të gjithë partnerët strategjik dhe me qytetarët. Kjo ndodh vetëm sepse për mua, interesat e vendit dhe qytetarëve janë me përparësi,” deklaroi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp para mediave dhe opinionit.

 

Kryeministri Zaev shtoi se ky rast konfirmon që të gjitha protokollet për komunikim të sigurtë duhet të rishqyrtohen dhe të zbatohen.

“Njoftoj që shumë shpejtë, në periudhën në vijim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dalë me plan urgjent për aksion vendimtar kundër këtij aksioni special për shpërndarjen e dezinformatave. Plan i cili do të jetë në pajtim me interesat e të gjithë aleatëve në NATO, një pjesë e madhe në frymën e proceseve reformuese të përgjithshme, të cilat po ndodhin në shtetin tonë në këtë moment, për shkak të  anëtarësimit tonë të plotë në NATO,” tha gjatë fjalimit të tij në konferencën për shtyp, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.